• |
ide | kryesore

Tirana, Egnatia dhe Vllaznia zbulojnë kundërshtarët: ja kush janë përballë ekipeve shqiptare në Conference

-Instant, Sport
Tirana



Një skuadër gjeorgjiane, një irlandezo veriore dhe një armene. Përmes këtyre sfidave duhet të kalojnë në raundin e parë të Conference League Vllaznia, Tirana e Egnatia. Në shortin e hedhur në Nyon në orën 15:00, për turin e parë të Conference, Tirana do të luajë me Dinamo Batumi. Fituesit e Kupës së Egnatias do ta nisin aventurën e parë europiane në histori nga transferta në Armeni me Ararat. Ndërsa Vllaznia do të luajë kundër irlandezo veriorëve të Linfield.

Tirana

Si Tirana e Vllaznia të renditura në vendin e dytë dhe të katërt në kampionat, ashtu dhe Egnatia fituese e Kupës së Shqipërisë ishin renditur në në vazon e ekipeve jo favorite. Kështu nuk mund të shpresohej një short i lehtë, pavarësisht se në vazon e skuadrave favorite kishte edhe skuadra që nuk trembnin.

Lexo më tej: Partizani, goglat e dërgojnë në Bjellorusi: Bate Borisov kundërshtari i të kuqve në Champions

Tirana

Bardheblutë do ta nisin në shtëpi më gjeorgjianët e Dinamo Batumi. Një avantazh për skuadrën e Orges Shehi, për të marrë më të mirën që në vajtje. Pas një dështimi të plotë në Europë sezonin e kaluar, kryeqytetasit kanë tani mundësinë e revanshit. Transferta e para absolute në Europë për Egnatian. Skuadra e Tetovës do të debutojë në Armeni kundër Ararat. Ka shkuar më keq për Vllazninë, që ka gjetur kundërshtar një formacion irlandezo verior si Linfield. Ndeshja e parë edhe për shkodranët do të jetë jashtë fushe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *