• |
ide | kryesore

“Prisni skuadër për vendin e pestë ose gjashtë”: Moggi numëron gabimet e Juventus dhe sponsorizon Taren

-Instant, Sport
Moggi


Në një intervistë të gjatë dhënë për kanalin S x 2 në YouTube, Luciano Moggi foli për Juventusin e ardhshëm. Ish-drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve nuk është si i ka dhënë shumë shpresa tifozëve të Zonjës së Vjetër. Sipas Big Luciano, klubi po bën një sërë zgjedhjesh të gabuara që do të komprometojnë sezonet në vijim. E sigurisht duke filluar nga ai i radhës.

Luciano Moggi ka dashur t’u thotë të gjithë tifozëve të Juventus që të mos krijojnë shumë pritshmëri për sezonin e ardhshëm: “Tani duhet të kënaqemi me atë që Juve jep. Tifozët duhet të presin një ekip modest, me shpresë për vendin e pestë ose të gjashtë. Në fakt, jo të gjithë drejtuesit janë në lartësinë e duhur. Ka nga ata që janë mësuar t’i përgjigjen pronarëve dhe t’i pyesin para se të mbajnë një fjalim. Pastaj ka nga ata si unë që përpiqeshin për interesat e shoqërisë”.

Lexo më tej: Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Juventus: sponsori i shqiptarit është Luciano Moggi

JUVENTUS DUHET TË ZGJEDHË TAREN

Moggi më pas u përqendrua në cështjen e drejtorit sportiv: “Pritja kaq gjatë për Giuntoli, i cili është mësuar të thotë ‘po zotëri’ e nuk lëviz fijen pa De Laurentiis dhe me një skautizëm të jashtëzakonshëm me Micheli që gjen lojtarët, më duket absurde. Unë Luciano Moggi do të kisha menduar ndryshe: Tare. Kushdo që vjen te Juventus duhet të dijë të jetë vendimmarrës, të njohë mirë librat e kontabilitetit. E të marrë vendime që shkojnë përtej pronësisë. Juventus është një kompani e bukur, e ndërlikuar, ndoshta më e mira në futbollin italian. E nëse menaxhohet mirë, mund të japë kënaqësi të mëdha”.

Igli Tare, në fakt, tani është i lirë pas zgjidhje së kontratës me Lazion. Me klubin bardhekaltër, drejtori sportiv shqiptar pati një bashkëpunim të gjatë. Kontradiktat me presidentin Lotito, pas ardhjes së Sarri ishin vendimtare.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *