• |
ide | kryesore

Video/ Saka idhulli i ri i tifozëve anglezë: kori për sulmuesin bëhet viral në internet

-Instant, Sport, Video
Saka


Në Angli ka një dëshirë të madhe për hakmarrje. Tifozët anglezë janë të etur për të marrë më në fund fronin e Europës, që iu shpëtoi nga duart dy vjet më parë në finalen e Wembley me Italinë. Mendja e popullit britanik është tashmë në Berlin, qyteti ku do të luhet akti i fundit i Euro 2024. E siç ndodhi në turneun e kaluar, në të cilën kori “It’s coming home” u ngrit në piedestal, edhe këtë herë kombëtarja e Tre Luanëve ka një refren ku do të mbështetet. Kori ka të bëjë me Bukayo Saka dhe kryeqytetin gjerman.

Kori i preferuar i tifozëve anglezë është: “Bukayooo Saka. Running doën the wing, Saka. Hear the England sing, Saka. We’re all going to Berlin”. E përkthyer: “Saka, duke vrapuar në krah, dëgjon korin e Anglisë: Të gjithë do të shkojmë në Berlin”. Tifozët e Anglisë tregojnë kështu, kur mungon edhe një vit nga turneu, ngrohtësinë e tyre dhe mbi të gjitha dëshirën për të pushtuar kreun e Europës. Një sukses që ekipi i Tre Luanëve nuk e ka arritur kurrë.

SHPRESAT ANGLEZE PËR NË BERLIN

Anësori i Arsenal, nënkampion i Premier League, ka qenë prej kohësh një nga pikat kryesore të klubit të tij dhe të Anglisë. I aktivizuar edhe në Euro 2020, ku humbi penalltinë vendimtare në finale, e cila efektivisht i dorëzoi trofeun Italisë, 20 vjecari tani është bërë një nga lojtarët më të mirë në qarkullim. Shpejtësi, teknikë, sens goli, janë cilësitë me të cilat ai çmend markuesit e tij. Saka ka shënuar 15 gola dhe 11 asiste në të gjitha garat këtë sezon. Një arritje vërtetë e jashtëzakonshme.

Lexo më tej: It’s coming home… çmimi Fair Play: Anglia skuadra më ‘e mirë’ e Katar 2022

Tifozët anglezë shpresojnë që sulmuesi i Gunners ta përsërisë këtë paraqitje edhe vitin e ardhshëm në Kampionatin Evropian që do të luhet në Gjermani. E ndoshta kanë shpresën se fjalët e korit të ri do të bëhen realitet dhe që rezultati i një finaleje të mundshme të jetë ndryshe nga ajo e vitit 2021.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *