• |
ide | kryesore

Gabim apo e dhënë, Juventus nuk shfaqet në listën e Conference League: UEFA e korigjon më vonë

-Instant, Sport
Juventus



Pjesëmarrja e Juventus në Conference League të ardhshme është ende nën gjykim. UEFA, në fakt, nuk ka vendosur ende për shkeljen e pretenduar të Fair Play Financiar për shkak të rasteve të drejtësisë sportive mbi fitimet kapitale dhe manovrat e pagave. Ndoshta kjo është pikërisht arsyeja pse organi më i lartë evropian i futbollit nuk e përfshiu Juventus në listën e skuadrave që kualifikoheshin për në Conference League. Emri i Juventus nuk figuronte mes ekipeve të kualifikuara për në play-off në faqen zyrtare të konkurs. Ndeshjet janë planifikuar për në 24 dhe 31 gusht dhe kjo e shqetësoi shumë klubin bardhezi.

UEFA e korrigjoi me nxitim, ndoshta edhe për shkak të jehonës që kishte lajmi. Kështu, në listën e skuadrave të kualifikuara për në Conference League 2023/24 u fut edhe Juventus që mungonte fillimisht. Në mbrëmje shkaktoi diskutime të forta mungesa e bardhezinjve në faqen zyrtare të kompeticionit. Nuk u kuptua nëse kjo ishte për shkak të pakujdesisë, apo për faktin e penalizimit. Asgjë nga këto, UEFA e korrigjoi menjëherë gabimin duke futur bardhezinjtë së bashku me Aston Villa, Eintracht Frankfurt, Lille dhe Osasuna në listën e kualifikueseve për në playoff.

Lexo më tej: Nga Spanja vjen akuza: “UEFA ka kërcënuar Juventus për Super League, ka prova”

Nëse hetimi i UEFA-s do të arrinte në përfundimin se Juventus ka shkelur termat e marrëveshjes të rënë dakord në shtator 2022, përjashtimi nga kupat evropiane do të bëhej pothuajse automatik. Në atë moment Fiorentina do të rikthehej në Europë. Shorti për playoff-in është caktuar për në 7 gusht. E pikërisht brenda kësaj kohe UEFA duhet të marrë një vendim.

SCREEN E FAQES SË UEFA-s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *