• |
ide | kryesore

Botërori i parë për Klube me 32 skuadra, do të luhet në SHBA: 12 ekipe të kualifikuar për edicionin e parë

-Instant, Sport
Botërori


Botërori i ri për Klube me 32 ekipe, edicioni i parë i së cilës do të luhet në vitin 2025, ka selinë e saj. Këshilli i FIFA-s ka vendosur unanimisht se Shtetet e Bashkuara do të jenë pritësit e ngjarjes. Kjo pikërisht një vit përpara Kupës së Botës për kombëtare me 48 ekipe. “Botërori për Klube FIFA 2025 do të jetë kulmi i futbollit profesional elitar për meshkuj. E me infrastrukturën e nevojshme dhe interesin e madh vendas, Shtetet e Bashkuara janë pritësi ideal për të nisur këtë turne të ri global.” – tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino -. Me disa nga klubet më të mira në botë tashmë të kualifikuara, tifozët nga çdo kontinent do të sjellin pasionin dhe energjinë e tyre në Shtetet e Bashkuara pas dy vjetësh. Një moment historik i rëndësishëm në misionin tonë, për ta bërë futbollin vërtetë global”.

Datat e planifikuara janë qershor-korrik, pra si ato të Kupës së Botës për ekipet kombëtare. Ndërsa vendet do të caktohen si më poshtë: 4 në konfederatën afrikane, 4 në Azi, 4 në Concacaf, 1 në Oqeani, 6 në Conmebol, 12 në UEFA dhe një në federatën kombëtare të vendit pritës (SHBA), për një total prej 32.

Lexo më tej: Botërori i klubeve me 32 skuadra: FIFA i cakton 12 vende Europës

JANË KUALIFIKUAR TASHMË 12 SKUADRA

Al-Hilal – Kampion i AFC Champions League 2021
Urawa Reds – Kampion i AFC Champions League 2022
Al-Ahly – Kampion i CAF Champions League 2020/21 e 2022/23
Wydad Casablanca – Kampion i CAF Champions League 2021/22
Monterrey – Kampion i CONCACAF Champions League 2021
Seattle Sounders – Kampion i CONCACAF Champions League 2022
Leon – Kampion i CONCACAF Champions League 2023
Palmeiras – Kampion i Copa Libertadores 2021
Flamengo – Kampion i Copa Libertadores 2022
Chelsea – Kampion i UEFA Champions League 2020/21
Real Madrid – Kampion i UEFA Champions League 2021/22
Manchester City – Kampion i UEFA Champions League 2022/23


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *