• |
ide | kryesore

Video/ Në Argjentinë kanë gjetur një tjetër Messi: njihuni me Claudio Echeverri

-Instant, Sport, Video
Echeverri



Me fitoren e Botërorit me Argjentinën, epoka e Lionel Messi në futbollin e madh mund të konsiderohet e mbyllur. Pleshti tani ka zbarkuar në Amerikë, në Majami, për kapitullin e fundit të karrierës së tij të lavdishme. Në atdhe tashmë ka nisur gjuetia për trashëgimtarin e tij dhe ja ku vjen Claudio Echeverri, djaloshi i ri i River Plate.

Claudio Echeverri është një mesfushor ofensiv që luan për River Plate. 17-vjeçari, i lindur në vitin 2006, ka një goditje të shkëlqyer dhe një nivel të lartë teknik, që e bënë menjëherë të krahasohet me Leo Messi. Personaliteti, loja me topin, vizioni dhe shpejtësia e bënë djaloshin të bindte stafin e River Plate që t’i lejonin debutimin në ekipin e parë.

Lexo më tej:“Messi, eja me pushime këtu”: Arabia Saudite i paguan mbi 20 milionë euro të postojë foto e të mos flasë keq për vendin

Protagonist absolut në U17 të Amerikës së Jugut me 8 paraqitje, 5 gola dhe 3 asiste, Echeverri i mahniti të gjithë. Lojë e një niveli të lartë, duke pasur parasysh moshën e tij shumë të re. Debutimi i tij për River Plate u zhvillua ditët e fundit kundër Instituto, duke lënë shenjën e tij në rezultatin 3-1. Mbi të, sipas mediave vendase, ka hedhur sytë Real Madrid. Gazeta spanjolle As flet për një klauzolë ekzistuese prej 25 milionë eurosh. Një gjë është e sigurt, se për të do të flitet shumë në vitet e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *