• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Tonali u detyrua të shkonte te Newcastle nga Milan: lotët e Sandros dhe shantazhi i Moncada

-Instant, Sport
Tonali



Një lajm i bujshëm, ai i publikuar nga La Repubblica. Sipas gazetës, ka një prapaskenë të dyfishtë lidhur me shitjen e Sandro Tonali te Newcastle. Sandro, sapo mori vesh lajmin se Milan donte ta shiste për të mbledhur para, shpërtheu në lot. Por është pjesa e dytë që bën vërtetë zhurmë. Kuqezinjtë, me një telefonatë nga njeriu i ri i merkatos, Geoffrey Moncada, e paralajmëruan lojtarin qartë. Nëse marrëveshja do të dështonte, kontrata e tij nuk do të diskutohej më kurrë. Që do të thoshte se 2.5 milionë për sezon do të mbeteshin në fuqi deri në datën e skadimit, vitin 2027.

Tonali mësoi se çfarë po ndodhte nga grumbullimi në Rumani me Under 21, i kontaktuar drejtpërdrejt nga Moncada. Drejtuesi i kuqezinjve, sipas La Repubblica, kishte shprehur këtë koncept: “Nëse Tonali do të kundërshtonte shitjen, duke bërë që Milani të humbte një shumë kaq të madhe, deri në vitin 2027 nuk do të ishte më e mundur që ai të rinegocionte kontratën. Tonali firmosi me kuqezinjtë në vitin 2021 me 2.5 milionë euro në vit. Me fjalë të tjera: ‘A do të leverdiste të hiqje dorë nga paga 8 milionë plus 2 bonus që ofron Newcastle? A duhet të heqësh dorë nga fitimi i katër herë më shumë se tani?’”.

Lexo më tej: Tonali pranon transferimin te Newcastle: anglezët plotësojnë 80 milionët e kërkuar nga Milan

Tonali donte të qëndronte te Milano, mendonte të rrinte gjithë karrierën”

E, sërish sipas gazetës, mesfushori nuk e kishte marrë shumë mirë lajmin, përkundrazi: “Ai donte të qëndronte te Milani. Kur iu tha se klubi dëshironte ta shiste atë te Newcastle për të fituar 80 milionë euro, ai shpërtheu në lot. Ai mendonte të qëndronte gjithë karrierën në ekipin e tij të preferuar, duke u bërë flamuri i tyre. Ashtu si e kishte projektuar emblema kuqezi Paolo Maldini, drejtor teknik dhe menaxher tregu deri në fillim të qershorit. Më pas, me kalimin e orëve, zhgënjimi u zëvendësua nga realizmi”.

Një version që me siguri nga njëra anë e bën edhe më të dhimbshme lamtumirën e kapitenit të tyre të ardhshëm për kuqezinjtë. Por nga ana tjetër “shfajëson” Sandro Tonali nga etiketa e mercenarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *