• |
ide | kryesore

Fshehu dënimin nga drejtësia greke, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Kuçovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK



Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kopje të formularit të vetëdeklarimit të kryebashkikut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Dyshimet janë se pavarësisht se KQZ nuk i ndaloi kandidimin, SPAK po e heton për falsifikim të formularit të dekriminalizminit.

E njëjta procedurë siç ndodhi me kryebashkiakun e Mallakastrës.

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

Ai drejton bashkinë e Kuçovës dhe fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet e 14 Majit. Vendimi për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.

Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami.

Ajo që e penalizon Hajdarin në këtë rast është fakti se ai nuk e ka deklaruar këtë dënim në formularin e dekriminalizimit.

Edhe pse vetë Hajdari ka një shpjegim tjetër ligjor për rastin e tij.

Pas publikimit të vendimit, kryebashkiaku i Kuçovës komentoi në Facebook se vendimi ndaj tij ishte administrativ dhe për pasojë jo e detyrueshme të deklarohet, dhe se ai u largua në Greqi në moshën 17 vjeçare sepse “fajin e kishte Saliu”.

Më herët, Hajdari është kallëzuar nga kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi në SPAK se komisionerët e KZAZ Kuçovë me urdhër të kryebashkiakut socialist kanë manipuluar procesin e votimit.



4 Comments

  1. Grumbulli i sektit po na del nga dita dites me kartele skualifikimi.Cfare duhet tjeter qe ky pushtet i deskritituar te beje qe te mbaje pushtetin.

    1. nuk ka me te diskredituar se Rithemelimi o kar me zile Udhehiqet nga nje non grata dhe eshte nje cete hajdutesh dhe kriminelesh

  2. Patronazhit, bolia Rames, hajdute a ka si ju, drogmene a ka si ju, imorale a ka si ju, mashtrue nderkombetar a ka si ju., te korruptuar der ne palce ,a ka si ju, kodoshe e bije kurvi a ksi ju, ju ini rraca politike nga me te ndyrat gjenitikisht, politikisht.E dini vehten nga na vini, e si keni ardhe ju bijte e kurvit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *