• |
ide | kryesore

Alma e Kukësit: Përgjimin e Gjicit e bëra vetë, më ngacmoi!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Safet Gjici Alma K


Ka pasur shumë teori konspirative se për kë punoi Alma K. gruaja që filmoi Safet Gjicin në zyrë, por ajo vetë pretendon se asnjë prej tyre nuk është e vërtetë dhe se përgjimin e ka bërë vetëm, pa u shtyrë nga askush.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici dhe gruaja me të cilën u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë u përballën sot në sallën e gjyqit, ku do të njihen me masën e sigurisë.

Gruaja ka pohuar se ishte ngacmuar seksualisht herën e parë nga Gjici kur ajo kishte shkuar në zyrën e tij, dhe më pas thuhet se ka ndodhur takimi i dytë, ku ka kryer aktin.

Por duke parë se më publikimin e videos, u dogj jo vetëm Gjici, por edhe vetë Alma K, prokurorët nuk besojnë se ajo po tregon të vërtetën. Sipas tyre përtej deklaratave të saj, ka një histori shantazhi, që mbetet për t’u zbuluar. Për momentin, telefoni i sekuestruar i Alma K, është i vetmi mjet për të arritur tek e vërteta.

 


6 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *