• |
ide | kryesore

Fitoi zgjedhjet/ Mitsotakis merr mandatin për të formuar qeverinë e re

Arkiva



Kyriakos Mitsotakis ndodhet në Pallatin Presidencial për të marrë urdhrin për formimin e qeverisë nga Presidenti i Republikës pas fitores së Demokracisë së Re në zgjedhjet e së dielës.

Pas marrjes së mandatit nga Katerina Sakellaropoulou, Kyriakos Mitsotakis pritet të bëjë betimin si kryeministër në orën 13:00 dhe më pas, gjatë ditës, të shpallë përbërjen e qeverisë së re.

Besimi i qeverisë së re të Kyriakos Mitsotakis pritet të bëhet nesër, e martë, në mëngjes, ndërsa të mërkurën pritet mbledhja e parë e kabinetit të ri, pasi kryeministri do të jetë të enjten në Bruksel për samitin e BE.

Mitsotakis fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare teksa siguroi 40.5% të votave. Në vend të dytë u rendit SYRIZA dhe në vend të tretë PASOK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *