• |
ide | kryesore

Gjendet një trup i pajetë në Shkumbin (Emri)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjendet një trup i pajetë në Shkumbin (Emri)



Pasditen e kësaj të hënë është gjetur një trup i pajetë në lumin Shkumbin, në afërsi të fshatit Papër në Elbasan.

Trupi i pajetë dyshohet se i përket 46-vjeçarit Blerim Preçi, i cili u denoncua i zhdukur mëngjesin e djeshëm në Polici nga vëllai i tij, shtetasi P. P.

Sipas denoncimit të familjarëve, Preçi ka qenë duke punuar në një tokë buzë lumit Shkumbin dhe dyshimet ishin se ai mund jetë marrë nga uji i lumit.

“Mëngjesin e djeshëm, shtetasi P. P. ka njoftuar sallën operative, se vëllai i tij, shtetasi B. P., 46 vjeç, gjatë mbrëmjes së datës 20.06.2023, kishte qenë duke punuar një sipërfaqe toke, buzë lumit Shkumbin, dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Gjithashtu, familjarët e shtetasit B. P. kanë deklaruar se dyshojnë se 46-vjeçarin mund ta ketë marrë aksidentalisht rrjedha e ujit, gjatë kohës që ka tentuar për të kaluar në kahun tjetër të lumit, për t’u kthyer në banesë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së bashku me familjarët, kanë nisur kërkimet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin. Gjithashtu, krahas shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, janë angazhuar edhe polumbarët e Repartit Special RENEA, të cilët vijojnë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 46-vjeçarit.”– njoftonte policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *