• |
ide | kryesore

Hoxhallari ‘vishet’ bardheblu: brenda dy ditësh ish-kapiteni i bashkohet Tiranës në Ohër

-Instant, Sport
Hoxhallari



Një vit ka zgjatur aventura e Erion Hoxhallarit në Rumani me UTA Arad dhe ishte larg nga të qenit ashtu si e kishte menduar mbrojtësi. Vetëm 19 prezenca me një skuadër që luajti playoff për mbijetesën. E megjithatë, asnjë keqardhje. Hoxhallari kërkon të rikthehet në hapat e tij, madje aty ku e kishte lënë si kapiten: te Tirana.

27 vjecari ka siguruar daljen me parametër zeri nga klubi rumun dhe ka pranuar ofertën e Tiranës. Mbrojtësi, i aftë të luajë si në qendër ashtu edhe në të majtë, do të jetë një tjetër goditje e fuqishme e nënkampionëve. Tirana, në këtë pikë, duket gati për debutimin e tyre në Conference League kundër Dinamo Batumi. Hoxhallari do të nënshkruajë një kontratë 1+1 dhe do të bashkohet me grupin brenda dy ditësh në Ohër.

Bardheblutë e kishin shprehur interesin e tyre për të kthyer 27 vjecarin në kryeqytet. Madje një sondazh ishte bërë shumë herët, sapo u mbyll finalja e Kupës e humbur me Egnatian. Qendrimi i UTA Arad në elitë i komplikoi njëherë bisedimet, por pastaj Hoxhallari siguroi zgjidhjen e kontratës. Ky ishte edhe kushti i Tiranës, duke u bërë lojtari i katërt në mbrojtje i ardhur në verë pas Dokës, Obanor e Micit. Një lëvizje që i jep Shehit mundësinë të manovorojë me Najdovskin në mesfushë. Edhe pse, në fakt, po kërkohet me insistim përforcimi edhe në atë repart, ku Ahmetaj, Abedini dhe Jonuzi janë prioritet dhe një hap larg firmës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *