• |
ide | kryesore

Lirimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia, reagon Rama

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lirimin e 3 efektivëve të cilët ishin arrestuar nga policia serbe.

Në një postim në Twitter, Rama e konsideron si një lajm të vonuar, por të mirë.

Sakaq Rama thotë se ndodhet në Bruksle ku pritet që të takohet me Presidentin e Këshillit Europian dhe në fokus të diskutimeve do të jetë situata kritike në rajon.

“Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithësesi shumë i mirë, sepse e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut. Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi mbi arsyen e forcës. Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyjet e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë.

Sapo kemi mbërritur në Bruksel, ku pas pak do të takohem me Presidentin e Këshillit Europian, mikun e çmuar të Shqipërisë dhe rajonit tonë, Charles Michel. Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit.

Fatkeqësisht, së fundmi të dyja palët i kanë sytë tek fronti i politikës së brendshme dhe tek sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste. Ndërsa dialogut jetik për të ardhmen e krejt rajonit dhe marrëdhënieve me botën demokratike u kanë kthyer kurrizin. Ndërkohë situata në Veri degradon me orë e me minuta, duke rritur edhe mundësinë e largqoftë një “Donbasi” ballkanik mu në zemër të Europës. Kjo mundësi edhe vetëm ta mendosh është katastrofike, prandaj duhet eliminuar me çdo kusht.

Miopia strategjike në qasjen ndaj dialogut, zvarritja e planit të shkëlqyer franko-gjerman, devijimi i fokusit tek demonstrimet e forcës dhe si rrjedhojë, degradimi i situatës në Veri, mund t’i kushtojnë gjithë këtij rajoni, Serbisë padiskutim, po sidomos Kosovës më shumë se çdokujt tjetër, një kthim i mosozotshëm mbrapa, me pasoja shumëvjeçare.

Shqipëria do të bëjë çmos që kjo të mos ndodhë, sepse do të ishte një çmenduri që paqja e brishtë që kemi ndërtuar përgjatë këtyre viteve, në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe përmes nismash të ndryshme, të rrënohet si kështjellë rëre nga rikthimi i dallgës së marrëzisë ballkanike, duke na rihedhur të gjithëve jashtë rrugës së integrimit europian, në fuçinë e vjetër të barutit në mes të Europës”.



20 Comments

  1. I pafat! Ballkanin ia mbyllen.
    Draft-projektin global s’ia pranuan.
    Safutit ia futen. Lukashenko e dogji me ndalimin e grushtit te shtetit ne Rusi, se gati ishte ky…..

    1. Doli dhe ky kerma , po flet si i shenjte , por harron qe bie ere KERME , flliqesire .
      Çuni i Kristaqit mjafton kaq per njohur çfare kerme fshihet pas surratit te tije te shpifur.

  2. Sa armik i Kosoves po behet ky lider global. Vini re, flet per ngujim te liderit te Kosoves i votuar dje me 50.2 %, apo qe sot do te votohej me te pakten 75%(fakt-sondazh qe e paska cmendur Ramen sa ngeli tu e permend cdo dite),sikur po flet per ngujim te Zahos e jo te shqiptarit me te perkrahur (Kurti) ne gjithe boten shqiptare e me gjere. Thote,shyqyr qe u liruan, tani koha per de-eskalim nga te dy palet, pra e thene ndryshe tani t’i behet presion Kurtit te beje hapin e tij. Thote, mund te rrezikohet te pershkallezohet situata ne veri, dhe per here te pare,guxon e permend fjalen DONBAS, pra indirekt po con sinjale, qe veriu te trajtohet si Donbasi(nje hap drejt ndarjes). Qe diten kur tha i jap 1 jave kohe Vucicit per ti liru policet, e dija qe ishin porosit (edhe ky , edhe ai autokrati tjeter Orban ,mik poashtu i Vucicit),nga Vucici per te fol ashtu, e qe pastaj Vucici te thoshte i lirova per hater te ketyre te dyve e te dilte me faqe te zbardhur para serbeve e jo si deshtak kur ti lironte policet. Nuk e thashe kete gje ate dite, se me te drejte mund t’me thoshte ndonje patrozhanist,qe po e paragjykoja Ramen , por Rama eshet bere shume i lexueshem,, dhe per fat te keq shume i rrezikshem. Me frike e presim cdo takim me dyer te mbyllura te tij me nderkombtaret,apo leter drejt tyre (ne vend qe te gezoheshim, sic jemi gezu per cdo ish kryeminister shqiptar para tij). Erdhi puna qe, imagjino edhe po te degjojme qe Rama u be shef i NATOs (sic enderronte i shkreti), jo te gezohemi por te merzitemi. Anetar te PS, mbajeni Ramen se po behet i rrezikshem. Z.Majko ea ke ndonje gje per te thene? Heshtja eshte miratim, bashkfajesim

  3. Deklarata e Orban se 3 policet e Kosoves u liruan pas komunikimit te tij me Vuçiç është turperuese per emisaret e SHBA dhe BE lidhur me zgjidhjen e situates ne veri te vendit.

    Mos valle komunikimi mes autokrateve paska fuqi ne Ballkan?!

  4. Eshte vertete se ballkani ka qene fuci baroti, por ne Shqiptaret kurre nuk kane nxitur e provokuar lufte, perkundrazi, kane qene vendet ,e shtetet e medha te ballkanit qe e kane sulmuar, vrare e persekutuar popullin tone, si ne veri nga Serbia, ashtu ne jug nga Greqia, te cilet kane kryer genocit ndaj shqiptareve, duke na zvogeluar kufijt tane. E ndersa kryeministr yne politikonizon situaten, nuk na thote se kush kerkon qe me ane te forces ushtarake te vendose e te perserise historite e vjetra. Lidhja e Rames me Vucicin dihen, kete se mbulon dot, por se paku duhet te dale hapur mbi te drejten kushtetuese te pushtetit Kosovar qe po mundohet te ruaj rendin e provokuar nga Serbia, ne zbatim edhe te keshillave eiro atllantike.Fjalimi frike nxites i Rames, kurajo Serbine qe nen presionin e saj, Kosova ti nenshtrohet. Perse nuk na e thote zoteria qe vegel e kuja eshte Serbija nen sundim in eVucicit, i cili kerko te hape nje front te ri ne ballkan qe te lehtesoi Rusine, e qe te terheqe vemendjennga Ukraina, e qe ti tregohet Rusise besnike ashtu sic eshte, e ka qene.Andaj rreziku eshte Serbia ne bindje te plota per rrezikun e ndo nje lufte, e jo Kosova, qe sipas fjalimit te ketij .egallomani na i barazo te dy shtetet.Ai duhet ti vere pikat mbi I , e te hiqet si zjarrefikes duke mos treguar e denuar bemat e Serbise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *