• |
ide | kryesore

U shkarkua nga Vetingu, dënohet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kushtetuese



Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 26 qershor të deklarojë fajtor ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i akuzuar nga prokuroria respektive për fshehje ose deklarim të rremë të pasurive. Gjyqtarja Flojera Davidhi vendosi ta dënojë Dedjan me 6 muaj burgim dhe ta pezullojë burgimin, duke e konvertuar në shërbim prove për një vit.

Më 19 maj, prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu i kërkoi gjykatës dënimin e Dedjas me 1 vit burgim dhe pezullimin e këtij dënimi, duke e vendosur në shërbim prove për dy vjet – masë e cila u përgjysmua nga gjykata të hënën.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja e kaloi shkallën e parë të vetingut, por u rrëzua nga një vendim i Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, KPA që e lidhi këtë subjekt rivlerësimi përmes një kontrate me OSHEE me një apartament në Golem, që pretendohej se ishte i vëllait.

Hetimet ndaj Dedjas u nisën nga SPAK në maj të vitit 2020, pas dyshimeve se kishte në pronësi pasuri të paluajtshme që nuk i justifikonte me burime të ligjshme. SPAK siguroi atëherë në Gjykatën e Posaçme urdhër sekuestroje për një shtëpi me sipërfqe 60 m2 në Golem, në zotërim të Dedjes. /BIRN



3 Comments

  1. Turpi më i madh

    Dvorsni me 100 mijë euro të padeklaruara ,apartament në tiranë hajdut dhe sigurims ,hetues i enver hoxhes,

    Dhe bashkim dedja dënohet për apartamentin e vëllait në golem 60 m2 që maksimumi kur ka qenë në gj kushtetuese ska bërë as 25mijë euro

    Dvorani me super shkelje u shpall nga usa kampion i demokracise , kryetari KED, dhe akoma është gjyqtar
    Bashkimi super person super profesional super i paster brenda një bordelloje siç është shqipëria dhe drejtësia e ridhjere e rames.,

    Bashkini dënohet dvorani i partisë merr medalje, merr para , mban poste dhe pretendon edhe për më shumë.

    Ja pra reforma e niq e amerikanë me rezultatet më bastarde si në 1945 1990
    Turp kzsh dënon me urdhër figura si bashkim dedja

  2. REFORMEN KUR E BEN PARTIA, QE ESHTE MBI TE GJITHA, KY DO JETE REZULTATI. KETA KANE BERE KERDINE MBI GJYGJETAR E PROKURORE PER NJEZET MIJE LEK TE VJETRA I KANE PUSHUAR, POR AMA PER VEHTE E MIQTE E TYRE, E ATA SHERBETORE TE PARTISE TRASHEGIMTARE E KUQALEVE, DOMINOJNE SOT NE PROKURORI R GJYKATA. KJO ESHTE DREJTESIA , JO QE DESHEM, POR E KOMANDUAR DHE E LAKMUAR. REZULTATET DUKEN, E JANE DUKUR, SIKUR QEVERIA, ASHTU DREJTESIA BASHKARISHT MENDOJNE E VEPROJNE. POPULLI TE SHOHE E ENDERROI SE DO FITOI DREJTESINE, ME KETE RRACE SEKTI DEGJENERIMI I SAJ DO JETE I TMERRSHEM, ME BANDITE, MASHTRUES E TE SHITUR KURRE SDO KEMI REALITET DEMOKRATIK.,,,,,,,,,MASHTRIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *