• |
ide | kryesore

Shisnin drogë në lokal, arrestohet pronari dhe kamerieri në Kurbin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shisnin drogë në lokal, arrestohet pronari dhe kamerieri në Kurbin



Dy persona janë arrestuar në Kurbin për shitje të lëndëve narkotike. Policia njofton se ata kishin përshtatur një lokal në Laç për shitjen në doza të lëndës narkotike si dhe për lojëra me kompjuterë nga të mitur dhe të rinj.

Në pranga ka rënë pronari i lokalit Aldo Gjergji dhe kamarieri Gernato Struga.

Gjatë kontrolleve në lokal, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *