• |
ide | kryesore

Policia pezullon mbi 100 leje drejtimi dhe arreston 16 shtetas në 72 orë

Lajme, Të fundit
Qarkullonte me armë me vete, arrestohet një person në Durrës (Emri)


Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa për rritjen e sigurisë rrugore, teksa gjatë 72 orëve të fundit ka pezulluar 104 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.

Po ashtu 16 shtetas janë arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, si dhe 2345 masa administrative janë caktuar për parakalime të gabuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.


1 Comment

  1. Bravo Policia Rrugore!

    Por jo 100, por 10000 heres tjeter!

    Jeni ende shume me ulet se c’duhet te performoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *