• |
ide | kryesore

Aksidenti me vdekje në Sarandë, arrestohet shoferi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksidenti me vdekje në Sarandë, arrestohet shoferi


Një ditë pas aksidentit me vdekje dje në Sarandë, policia ka arrestuar sot shoferin e mjetit që shkaktoi përplasjen me motorin. Ngjarja ndodhi dje në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë të Sarandës.

Policia ka arrestuar Taulant Bitën, drejtuesin e Ford-it”. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e motorit, 42-vjeçarin Marsel Kasi, i cili ndërroi jetë në vend.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, është përplasur me një motomjet, me drejtues shtetasin Marsel Kasi, 42 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën.”, njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *