• |
ide | kryesore

Aksidenti me vdekje në Kukës, arrestohet shoferi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Qarkullonte me armë me vete, arrestohet një person në Durrës (Emri)



Policia e Kukësit ka arrestuar 2 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasoja, si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për dy vepra penale.

Kështu në aksin rrugor “Kukës–Uzinë”, specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Kukës ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin P. H., 32 vjeç, banues në fshatin Topojan, i cili braktisi automjetin, pasi përplasi motomjetin me drejtues shtetasin J. Sh. që për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, humbi jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 38 vjeç, banues në Itali, pasi teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër dhe i ka shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin R. B., 30 vjeç, banues në fshatin Tpla, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte në Bajram Curri, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, është ushtruar kontroll në banesën e 30-vjeçarit, ku është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një jelek antiplumb, si i Policisë, që posedohej pa të drejtë nga ky shtetas. Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *