• |
ide | kryesore

Bie zjarr në katin e katërtë të një pallati në Shkodër

Lajme, Të fundit



Një apartament në katin e katërt të pallatit është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Parrucë të Shkodrës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shtëpia ishte marrë me qira nga një familje me katër anëtarë, të cilët fatmirësisht nuk janë lënduar nga flakët. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *