• |
ide | kryesore

Korrupsioni te Ministria e Shëndetësisë, Apeli i Posaçëm lë në burg inxhinierin që i dha lekët sekseres

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimit e Organizuar, ka lënë në fuqi masën e arrestit në burg për Silvi Shehun, inxhinierin e kompanisë së Vladimir Topit, që u arrestuan se korruptuan sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duron.

Kujtojmë se vetëm tre ditë pas arrestimit, Shkalla e Parë liroi pronarin e tij, që i dha paratë Shehut për t’ia çuar kryesekretares Duro. Por ai po hetohet nën masën detyrim paraqitje për shkak të moshës.

Në burg për aferën me tenderat, ndodhen ende Joana Duro dhe specialistja e lartë e shërbimeve publike Laureta Shteto. Pikërisht kjo e fundit, sipas SPAK, është personi që kishte marrë zarfin me 330 mijë lekë të cilat u dhanë si ryshfet për tenderin e supervizimit të 16 qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Durrës, e fituar nga kompania “Dricons” e Vladimir Topit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *