• |
ide | kryesore

Te Juventus nis epoka Giuntoli: shitjet e më pas… Milinkovic-Savic

-Instant, Sport
Giuntoli


Numërimi mbrapsht për fillimin e periudhës së Cristiano Giuntoli te Juventus ka nisur. Pas nënshkrimit të zgjidhjes së kontratës me Napolin (duke i lënë ADL 4-5 milionë euro mes borxheve të vjetra, pagave dhe shpërblimeve të ndryshme), drejtuesi tani është i lirë të nënshkruajë me bardhezinjtë. Kontratë pesë vjecare, deri 2028, me një pagë 2 milionë euro neto në vit plus bonuse. Detajet përfundimtare do të përcaktohen gjatë fundjavës dhe njoftimi zyrtar mund të arrijë të hënën. Nga aty është koha për t’u futur në merkato, por fillimisht do të ketë një takim me Massimiliano Allegri, për të diskutuar nga pikëpamja teknike/taktike.

Nodnjë shkëmbim mesazhesh indirekte me ndërmjetësimin e miqve të përbashkët, raporton La Gazzetta dello Sport, edhe ka ndodhur tashmë. Sidoqoftë, takimi i parë ballë për ballë do të jetë i rëndësishëm për të diskutuar nevojat e ndryshme të fushës dhe menaxhimit. Natyrisht edhe për të krijuar atë raport mes të dyve, që do të jetë po aq themelor sa ai me drejtorin sportiv Giovanni Manna. Ai do të mbetet ende brenda stafit dhe do të jetë zëvendësi i ish-drejtuesit të Napolit.

Lexo më tej: Giuntoli zgjidhet nga ‘zinxhirët’ e De Laurentiis: nga 1 korriku do të jetë drejtori i ri i Juventus

HYRJET E DALJET

Më pas, siç u përmend, do të jetë koha “e fushës” dhe lëvizja e parë do të jetë ndërrimi i marsheve te shitjet. Në dalje janë mesfushorët Arthur, McKennie dhe Zakaria, që flitet se është në negociata me Ëest Ham, por edhe mbrojtësit e majtë Alex Sandro dhe Luca Pellegrini. Do të ketë edhe një sakrificë të dhimbshme, por të nevojshme: Bremer pëlqehet nga Tottenham, Chiesa dhe Vlahovic janë më të rrezikuarit, por nuk përjashtohet edhe Pogba.

Megjithatë, më shumë se nga Giuntoli në këtë rast zgjedhja do të bëhet nga merkato. Gjithcka do të varet nga ofertat që do të mbërrijnë. E pas shitjeve do të jetë koha për të blerë. Idea është të investohet në talente me paga të qëndrueshme, ashtu si në Napoli. Rruga është përcaktuar me ardhjen e Ëeah, rinovimin e Rabiot dhe blerjen përfundimtare të Milik. Alternativat në rast të lamtumirës së një lojtari të madh janë të qarta. Hermoso nga Atletico Madrid nëse largohet Bremer, Zaniolo në rast të ikjes së Chiesa. Vetëm atëherë do të jetë koha për të tentuar Sergej Milinkoviç-Savic, që nuk rinovoi me Lazion dhe kontrata i skadon në vitin 2024.

Alternativa e mesfushorit serb përfaqësohet nga holandezi Koopmeiners i Atalantës, në shënjestër të Giuntoli që te Napoli. Frattesi mbetet në prapavijë, ndërsa në të majtë pëlqehet Parisi i Empolit, Castagne dhe Nandez.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *