• |
ide | kryesore

Giuntoli zgjidhet nga ‘zinxhirët’ e De Laurentiis: nga 1 korriku do të jetë drejtori i ri i Juventus

-Instant, Sport
Giuntoli



Telenovelës duket se i ka ardhur fundi: Cristiano Giuntoli ka gjetur një marrëveshje për ndërprerjen e kontratës që e lidhte me Napolin deri në vitin 2024. E për këtë arsye ai do të jetë më në fund i lirë të nënshkruajë me Juventus. Pasdite do të ratifikohet marrëveshja me Aurelio De Laurentiis dhe nga 1 korriku ekzekutivi fiorentin do të mund të funksionojë si drejtor i zonës teknike bardhezi. Giuntoli do të ketë në krah edhe Giovanni Manna.

Giuntoli do të teserohet pa kërkuar asnjë devijim nga FIGC, siç duhet të ndodhte në rast se do të vihej nën kontratë me sezonin futbollistik të nisur tashmë. Për të është gati një kontratë pesëvjeçare.

Lexo më tej: Juventus, zgjedhja është Giuntoli: Allegri, paqe me Drejtorin Sportiv, mungon vetëm aprovimi i ADL

Siç u përmend, ai do të jetë përgjegjës për fushën teknike bardhezi. Giuntoli do t’i raportojë vetëm drejtorit të përgjithshëm Francesco Calvo dhe administratorit të deleguar Maurizio Scanavino. Drejtor i ekipit të parë do të mbetet Giovanni Manna. Ndërsa Claudio Chiellini, rikthimi i të cilit u zyrtarizua të enjten, do të kujdeset për Next Gen.

Për rolin e drejtorit sportiv të Juventus ishte përmendur edhe Igli Tare. Madje, shqiptari kishte edhe një sponsor të rëndësishëm si Luciano Moggi. Ish-drejtorit i përgjithshëm i Juventus mendonte se Tare ishte njeriu që i duhej bardhezinjve, pas largimit të tij nga Lazio.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *