• |
ide | kryesore

Kombëtarja transferohet në Hungari: zgjidhet stadiumi për ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit

F1, Sport
Hungari



Ndeshjet e fundit të Shqipërisë përpara Euro 2024 do të luhen në Hungari. Kombëtarja kuqezi do të luajë dy ndeshje miqësore para finaleve të Europianit “Gjermani 2024” ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Ashtu siç është bërë e ditur më parë nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, takimi ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më datë 3 qershor, ndërsa ndaj Azerbajxhanit më datë 7 qershor.

Ndërkohë është vendosur edhe stadiumi ku do të luhen këto takime si dhe orari i sfidave. FSHF ka gjetur akordin me federatat përkatëse që ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit të zhvillohen në Hungari në “Haladás Sportkomplexum”. Takimi ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më datë 3 qershor në “Haladás Sportkomplexum“ në orën 20:00, ndërsa ndeshja ndaj Azerbajxhanit më datë 7 qershor po në “Haladás Sportkomplexum“ në orën 19:00.

Lexo më tejMund të kishte qenë Sylvinho kundër De Biasi: Azerbaixhani rivali i fundit i Shqipërisë para Euro 2024

Pas dy sfidave miqësore në Hungari, në muajin qershor Shqipëria do të nisë edhe rrugëtimin në Kampionatin Europiani “Gjermani 2024”. Më datë 15 qershor kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë ndaj Italisë, në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më datë 19 qershor kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor, në stadiumin “Dusseldorf Arena”, në orën 21:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *