• |
ide | kryesore

Lëvizja ‘e pisët’ e White: destabilizon Vicario dhe pas disa sekondash vjen goli i Arsenal

Sport
White



Tottenham-Arsenal nuk është kurrë një ndeshje si të tjerat. E në këtë moment të kampionatit ishte i një rëndësie të madhe. Sepse pas njëzet vitesh Gunners kanë vërtet shansin për të fituar Premier League dhe Spurs po ndjekin Villans për vendin e katërt që të çon në Champions League. Për të fituar kishte nga ata që përdorën çdo mjet të mundshëm, si Ben White që u përpoq t’i zgjidhte dorezat portierit Vicario. Një gjest në dukje i padëmshëm, i cili megjithatë ndodhi pak sekonda para golit që zhbllokoi ndeshjen.

Arsenal fitoi, madje ishte 3-0 që në fundin e pjesës së parë. Tottenham nuk u dorëzua dhe provoi rikthimin në pjesën e dytë, e cila përfundoi 2-3. Një sukses thelbësor për skuadrën e teknikut Arteta, që mban City një pikë prapa (edhe pse duhet të rikuperojë një ndeshje). Përcaktues për ndeshjen ishte autogoli i danezit Hojbjerg, i cili në mënyrë të ngathët dhe të pafat zhbllokoi ndeshjen pikërisht në minutën e pesëmbëdhjetë.

Vicario nuk mundi të ndërhynte, por duke parë ripërsëritjet mund të shihet se pak para goditjes nga këndi nga e cila erdhi goli, ish-portieri i Empolit u shpërqendrua nga mbrojtësi Ben White. Anglezi në mënyrë dinake bëri sikur do të zgjidhte një nga dorezat e numrit një të Spurs.

WHITE BEZDIS PORTIERIN: I PREKU DOREZAT PARA GOLIT

Duke parë skenën, në shikim të parë, madje mund të qeshësh. Pak çaste para goditjes së këndit White i afrohet portierit Vicario. Një skenë klasike: portieri i penguar para goditjes nga këndi, por këtë herë nuk është tamam kështu. Për shkak se ish-mbrojtësi i kombëtares angleze i prek një nga dorezat italianit, sigurisht që nuk tentoi t’i zgjidhte, pasi nuk është një operacion i thjeshtë në një kohë të shkurtër, por me atë gjest e bezdisi.

Ndërsa White priti krosimin, Vicario u shpërqendrua, pa dorezat e tij, e i tha diçka kundërshtarit. Kur u ekzekutua goditja nga këndi, mbrojtësi u vendos para portierit, e pengoi, në mënyrë të rregullt, edhe pse shumë i bezdisshëm. Vicario u mundua ta mbajë, por nuk ishte lëvizja e duhur, edhe pse pak sekonda më vonë Hojbjerg gaboi duke shkaktuar një autogol të bujshëm. Arsenal mori një avantazh që e ndihmoi të fitonte e vendimtare ishte edhe hilja e White.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *