• |
ide | kryesore

Keqpërdorja e Këshillimit Kombëtar për ‘Ballkanin e Hapur’

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kombëtar



Një nga argumentat e Edi Ramës për të vazhduar ‘Open Balkan’ ishte se nismën e mbështesnin 59% e shqiptarëve. Argument që sot duket se nuk vlen më. 

Në prill të vitit 2022 kryeministri zhvilloi të ashtuquajturin Këshillim Kombëtar. Nga 500 mijë persona të pyetur, rezultonte se 59% mbështesnin ‘Ballkanin e Hapur’.

Rama e tha edhe para kancelarit Scholz se megjithëse i kërkohej procesi i Berlinit, ai kishte mandatin e shqiptarëve për të shpënë përprara ‘Open Balkan’.

Por në fillim të korrikut 2023, Rama bëri një kthesë të menjëhershme. Nga Ulqini, kryeministri deklaroi beftasi se kjo nismë e kishte kryer misionin. Papritur 303 mijë e 18 votat pro Open Balkan dolën jashtë loje.


Që një projekt i tillë që formëson politikat kombëtare të merrte mbështetje, pasi ishte kritikuar në mënyrë të ashpër brenda dhe jashtë vendit, Ramës iu desh të shpallë Këshillimin Kombëtar.

Me këtë precedent, edhe ndërprerja e kësaj nisme do të duhej të zhvillohej me Këshillim Kombëtar. Por kryeministri u mjaftua me një intervistë mediatike për t’i vënë vulën.

Kjo tregon se Këshillimi i Ramës për ‘Open Balkan’ ishte një farsë propagandistike për projektin e preferuar të Ramës në partneritet me Aleksandër Vuçiç. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *