• |
ide | kryesore

Vizita e Klinton në Tiranë/ Lubonja: Pse u ndjeva i turpëruar nga ceremonia!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Fatos Lubonja


Analisti Fatos Lubonja tha se është ndjerë i turpëruar kur ka parë ceremoninë me të cilën u prit ish presidenti Bill Klinton në Tiranë. Lubonja tha se ata që ishin në ceremoni u dukën si përfaqësues të një populli trushpëlarë, nëpërmjet një shfaqjeje që të kujtonte vizitat e Hrushovit në komunizëm.

“U ndjeva keq për popullin shqiptar, sepse mu kujtua ajo koha kur vinte Hrushovi. Kur mblidhej gjithë populli dhe priteshin sikur kishte ardhur Zoti mbi tokë. Kjo ishte fryma, një popull që i shplahen trutë, një provincë e mjerë që nuk ka zhvilluar dot një mendim kritik. Mban një fjalim të turpshëm për mendimin tim për shkak të përmbajtjes, por më turp më erdhi kur rreshtuan ata fëmijët e shkretë me emrat Hillari dhe Klinton. Fatkeqësia është që ka njerëz që u duket shumë e bukur kjo, por mua më kujtoi ata fëmijët që merrnin emrin e Stalinit, Hilterit, dhe nuk kanë emrat e gjyshërve të tyre. Duhet të jesh shumë vend i papjekur për të bërë këto akte”, u shpreh ai.

Lubonja preku edhe mesazhin kryesor të ceremonisë që ishte kritika që Klinton kishte për Albin Kurtin. Sipas analistit, Rama e shfrytëzoi vizitën e ish presidentit amerikan për të sulmuar Kurtin që sot ofron një model qeverisjeje krejt të ndryshëm nga Rama.

Lexo edhe: Bill Klinton thirret në Tiranë kundër Albin Kurtit: Ndal marrëzinë në veri të Kosovës!

“Kjo vizitë i shërbeu kryeministrit Rama, dhe politikave të tij që në momentin aktual janë të përqëndruara për të kundërshtuar dhe luftuar Albin Kurtin, i cili përfaqëson një pushtet që është në kundërshtim me pushtetin që mban në këmbë Edi Ramën, që janë oligarkia, krimi i organizuar, mediat ku investojnë dhe partnerët ndërkombëtar”, tha Lubonja, sipas të cilit Klinton ishte i keqinformuar.

“E pash të keqinformuar Clinton, për të mos thënë të keqpërdorur me atë që po ndodh në Kosovë, dhe se kush janë shakatarët e asaj krize. Në këtë konflikt duhej trajtuar dy palët, por kur ke një kryeministër që në vend të mbajë një qëndrim afër Kosovës, ky ka hall ta përdorë duke shfrytëzuar këtë krizë në Kosovë, kur Kurti në thelbin e vet ka një qëndrim të drejtë që duhet mbështetur. U bë sikur erdhi Zoti dhe solli lirinë”, deklaroi ai.

“Nuhata nëpër të, duke parë dhe prezencën e Sorosit, të birit të tij. Këta ndërruan rol dhe në vend t’i thonë vetes që kemi gabuar dhe më herët që kemi mbështetur dy lidera autokrat këtej dhe andej, në Shqipëri dhe Serbi, këta ia veshin tani Kurtit dhe e sulmojnë në mënyrë të padrejtë. Gjykoj se Kurti kërkon mbështetje nga shqiptarët tani”, tha më tej Lubonja.

Por, duke marrë parasysh situatën dhe konfliktin aktual në Kosovë, ku ka gabuar Kurti?

“Nëse ka një gabim, është ndoshta një lloj ndërgjegjësimi jo aq i madh se në Kosovë duhet ndërtuar një Kosovë me dinjitet dhe jo që i var shpresat te ndërkombëtarët. Problemin e krijuan serbët që sulmuan në atë mënyrë sa trembën ndërkombëtarët, dhe këta ndryshuan kartë’, tha ai.

Ndërkohë mungesën e liderëve të Kosovës në këtë ceremoni, Lubonja e konsideron si fyerje që iu bë këtij shteti.

“Po ja ishin ata Clinton-ët e vegjël përfaqësues? Ishte një fyerje për Kosovën në të gjitha drejtimet. Nuk e di nëse janë ftuar apo liderë të Kosovës, por duhej thënë. Dyshoj se nuk janë ftuar, sepse ka vendosur Rama se ky është që përcakton gjithçka”, tha Lubonja.


14 Comments

  1. Sa per turp jeni o njerez te poshter qe Klinton eshte Heroi i Kosoves, ju jeni njerez kaq te neveritshem, qe nu e shikomi dot Ramen ne krah te tij, edhe Berisha nje kriminel edhe serb ne gjake nuk e shikojne bashke me Lubonjen Klinton si nje hero , por flasin edhe per dicka qe seshte pjese e Lubonjes, Ik o Lubonje shko prap ne burg se te ka bere sapuni rende

    1. Ketyre ripjellsave qe e kane share ameriken per 50 vjet ju duket Billi sot si akullore dhe e mbrojn me fanatizem sikur ju ke share nanen.
      Klinton eshte hero per ne por nuk duhet te pranonte te perdorej nga Palikari Rama per pushtet dhe percarje te shqiptarve.
      Nje politikan kalibri si Klintoni pranon nje dekorat qe nuk ka asnje vlere per cfare ka bere per kete vend.
      Nje ish president pritet nga nje president dhe nderohet me medaljen me te larte te Republikes qe jep presidenti Shqiponja e arte dhe jo me nje llamarin kryeministrore .
      Ka fyerje me te madhe se kaq.
      Suksese o ripjellsa ne talljen e bythes me delet🤮🤮

      1. Ik ore idjot ik edhe fli gjume, Sales bej freski, Klinton nuk e nderojme si ish president, por per njeriun qe mori insjativen kunder Serbise, duke patur si Rusin edhe Kinen kunder, duke patur edhe armiq shqiptare si Cekia, Spanja, Greqia e sheme te tjera qe se duan nje Shqiperi te madhe, edhe me e keqia u ka mbetur ora te ripjedhia, po doni kohen atij qoflargut prandaj

      1. Ty do ta mb ushja bythen me spece djeges une ty , edhe unden me mall, qe te mos vishe me ne regull, se ketu tek pc shani ju legenat e lapsit se ne realitet ta qi jo motren por cdo femer te fisit

    2. ik or kurvicke e rame bythqirit.edhe nje person me 2klase shkolle e kupton qe Klinton ka qene i paguar per te share Kurtin.yt rrace shkerdhato-komuniste!

  2. Nuk mendoj se figura e Presidentit amerikan mund te mos kete informacionin e duhur para cdo vizite dhe e le veten ne doré te atij qe e fton.

    Pas sanksioneve te BE, Clinton u percolli shqiptareve, ketej e andej kufiri, mesazhin e tij si mik dhe ne menyren me te bute te mundeshme edhe mesazhin politik te ShBA zyrtare.

    Jo cdo gje eshte ashtu sic duket dhe pas presioneve ndaj Kosoves me emisare, Ramen apo BE, Ai deshi te tregoje se qellimi i amerikaneve edhe sot mbetet dashamires sikurse Presidenti Klinton.

    Ndaj cérémonia ishte e thjeshte, e hapur, duke ftuar shqiptaret si qytetare per pjesemarrje.

    Klinton nuk eshte pjese e sherreve ne katundin tone dhe as e intrigave politike orientale e ballkanike, sa bajate, aq dhe banale…

    1. Ore Gone, harrove qe ambasadori amerikan ne Serbi u kerkoje falje serbeve per bombardimet qe ju bene me urdher te Klinton. Kujt ti japim te drejte o njeri I nderuar

  3. Ja si Kurti udhëzonte partinë: Shpërndani thashetheme, 40% e popullit janë analfabetë, në pushtet t’i përlyejmë duart e ta mbajmë gjendjen e jashtëzakonshme…!Ti fatosi i enverit je kanaqur vetem me tamtamet e ciljetes ne kohen e salihu,prandaj nuk te hyjne ne sy ceremonite e rames

  4. dueni vendin tuaj shqipetare te pakten nje here mos u shitni o te mjere turp thotë:

    fatos lubonja patriot njeri i shkelqyer mendje brilante

  5. Po mire mo qe na erdhi Klintoni per ditlindje e Rames po vogelushin Alex pse e morri apo se i di mire marifete tona ballkanike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *