• |
ide | kryesore

Rama: Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrim diplomën

Lajme, Të fundit


Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në përfundim të mbledhjes së ministrave, bëri publik vendimin e qeverisë për studentët e mjekësisë që regjistrohen në vitin e parë, të cilët do duhet të punojnë për 5 vite pas mbarimit të studimeve për të marrë diplomën.


‘Shteti financon universitetin publik në këtë rast formimin e mjekëve të rinj për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të vet. Nuk është njësoj si profesionet e tjera. Është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin çdo shtetit për tu përkujdesur për shëndetin e njerëzve. Në kushtet kur Gjermani dhe vendet e tjera të pasura janë duke ju ftuar me demografinë e tyre me plakjen e popullsisë së tyre, me nevojën për burime të freskëta që duhet të vijnë nga jashtë dhe ku janë bërë stacion ndalesës së fundit për shumë profesionistë për njerëz të kualifikuar të gjitha fushave ne e kemi të domosdoshme të ndërmarrim këtë ha që është hapi më normal dhe më i lehtë i mundshëm. Çdo student i mjekësisë do të duhet të njihet me faktin se mjekësia studimet i ka aq sa janë për të pajisur me diplomë duhen edhe 5 vite.’
– tha Rama.


18 Comments

  1. me pak fjalë, pas Berishës, Sorosi ka nisur një fushatë kundër Albin Kurtit.

    Por si është e vërteta?

    “Albin Kurti është politikani i vetëm në Kosovë që iu financua shkollimi nga Soros dhe që mban lidhjet më shumë se çdo lider tjetër me babain dhe të birin.

    Soros e quan Albin Kurtin: “Nxënës shembullor”

    Mos na e shisni për anti-Soros, se bëheni qesharak”Bushat ti je ne dijeni qe Albini eshte i Sorosit

    1. O kari i rradhes ke bere koment ne vendin e gabuar , ktu po flitet per telat me gjemba qe po i vihen sudenteve te mjekesise ne emer te popullit , o kar me zile

    2. Edhe Orbanin e edukoi Sorrosi por Pasi mori fuqine e ndaloi Sorrosian te hynte ne Hungari. Njerzit Jane naive ne fillim kur nuk te njohin por pastaj kur te njohin te perdorin per pushtet dhe pastaj te bene gishtin

    3. Ore ,…jam kurioz a ka familje te studenteve qe kane votuar disenjatorin , …..çfare mbjell korr, …thotë populli i lashte Zulu

  2. Muhabet koti…dakord qe nje fare detyrimi duhet t’ia kthejne shtetit ose popullit por kjo nuk mund te shkarkohet vetem ne kurriz te mjekut.
    Problemi i vertete eshte mungesa e kushteve te punes. Mos dhenia e rrogave dhe kontratave te premtuara.
    Domethene nuk jane mjeket qe duhet te zevendesojne ministrine e shendetesise. Eshte shteti qe duhet te marri masat e veta pa bere shantazhe.

  3. Studentet e Mjekesise nuk kane te drejte dhe i detyrohen vendit te tyre ne situaten qe ka Shqiperia.

    Vijne nga rrethet dhe duhet te punojne ne ato rreth si mjeke per disa vite, sepse eshte cinizem nga ana e tyre qe te mjelin shtetin e familjet dhe te largohen, ne nje situate ku cdo qytet e fshat ne Shqiperi ka nevoje per mjeke e infermiere.

    Shfrytezimi i konjuktures aktuale ne Perendim pas shkollimit ne Shqiperi eshte vec papergjeshmeri dhe mungese qytetarie.

    U takon te marrin pergjegjesi per vendin qe i formoi, nese nuk dashkan t’ia dijne per familjet dhe sakrificat e prinderve.

    Kur mungon pergjeshmeria dhe dashuria per vendin, ajo qe mbetet eshte nderhyrja e shtetit, ndaj nuk shoh asnje padrejtesi ndaj mjekeve te rinj.

    Ndoshta kjo duhet bere edhe per Infermierine, te diplomuarit e se ciles po mbushin shtepite e pleqve ne Perendim.

  4. Besoj kjo do vlejë dhe për të gjithë ata fëmijë të socialistëve o Rilindjes besoj.Se mos pastaj fillojnë e bëjnë përzgjedhje t’i favorizojnë duke përdorur luftën e klasave që e kanë qef shumë!!!

    1. Po Rama vete is pse iku ne Paris kur ishte ne moshe te re? Pse nuk qendronte ne Shqiperi per te kontribuar per vendin me pikturat e tij te famshme.
      Cinizem i papare.
      Pse nuk reformohet shendetesia? Eshte sektori qe ka mbetur ne vend qe nga viti 1990. Shikoni kush e sundon e menaxhon QSUT-ne banda e patronazhisteve dhe disa mjeke te viteve 60 qe s’kane as llogari email-i.
      Si mund nje mjeke i talentuar i ri te punoje nen thundren e disa plakusheve matufe te sklerotizuar komplet. Edhe kur eshte kthyer ndonje mjek qe ka studiuar jashte per te punuar ne QSUT as e kane qasur.
      Sistemi i merites eshte fshire, sundon patronazhisti si kudo.
      Ndaj ikin shqiptaret se nuk ka shprese ne kete vend.

  5. i smure psiqik , po i pervishte dh mjeksise i vetmi fakultet qe vazhdon te thithe studenta ekselent , done te shkatrroi maskarai qe te mos kene interse per te vazhdu ose te ikun jashte ,rama misionar i çpopullimit te vendit.

  6. Nuk e financon shteti por taksapagusit qe cojne dhe femite e tyre ne keto shkolla dhe shoqeria qe sdo te diskriminoj asnje te ri qe ka talent dhe deshire per studim. More po te lane dhe telat me gjemba ve dhe futi ne burg kush do kaloj kufirin, si Enveri!

  7. Mirë tha dikush që po vihen tela me gjemba!!Se kisha menduar kurrë se do kthehej kjo ditë!!Por këtë kontribut ja kanë dhënë dhe këta studentë që kam mendimin që e kanë votuar!!!

  8. Ore ,…jam kurioz a ka familje te studenteve qe kane votuar disenjatorin , …..çfare mbjell korr, …thotë populli i lashte Zulu

  9. dënon me ashpërsinë më të madhe, veprimtarinë përçarëse dhe të rrezikshme dhe konfliktndjellëse të Edi Ramës” tha ai.

    Teksa ka ‘harruar’ se SHBA e ka shpallur person ‘non grata’ familjarisht Berishen, lideri i Rithemelimit, me sa duket eshte shume i pezmatuar per turin e Rames ne rajon per samitin e Berlinit qe zhvillohet ne tetor ne Tirane

  10. Ky bashibozuk vetem me ligjin dhe shtetin e se drejtes nuk ka lidhje. Cdo “zgjidhje” qe gjen eshte momentale, e pastudiuar, joefikase ne planin afatgjate dhe e pabazuar ne ligje por vetem ne devizen e ketij narcisti delirant te semure sipas se ciles ai eshte vete shteti dhe mund te beje cfare te doje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *