• |
ide | kryesore

Përjashtimi nga Conference League i sigurtë: nuk bëri pakt, Agnelli përjashtohet 16 muaj të tjerë

-Instant, Sport
Agnelli


Për Juventus po afrohet momenti i së vërtetës për vendimin e UEFA-s në lidhje me fitimet kapitale dhe manovrat e pagave. Në fakt, këto ditë pritet verdikti që duhet të sqarojë gjithçka mbi fatin europian të bardhezinjve. Pas marrëveshjes me drejtësinë sportive italiane, sipas Sky Sport, drejtuesit bardhezinj mund të kenë gjetur një kompromis edhe me qeverinë e futbollit evropian. Në mënyrë të detajuar, Juventus duhet të përjashtohet për një vit nga Kupat e Europës, duke hequr dorë nga Conference League. Sigurish edhe nga heqja dorë e çdo lloj apelimi në CAS. Nga ana tjetër, ish-presidenti Andre Agnelli rrezikon përjashtimin edhe me 20 muaj të tjerë.

Shkeljet e supozuara të pasqyrave financiare dhe settlement agreement nga Juventus, në raport me UEFA-n, mund të zgjidhen me të keqen më të vogël. Në fakt, duke vuajtur skualifikimin këtë sezon, bardhezinjtë do të shmangnin rrezikun për të parë ndonjë penalitet të shtyrë për sezonin pasardhës. Gjë që ndoshta mund t’i privojë nga një turne shumë më i pasur, si formati i ri i Champions League duke filluar nga 2024/2025. Hipotezë që në Vinovo po përpiqen ta shmangin në çdo mënyrë. Juventus preferon të heqë dorë menjëherë nga Conference League, duke i lënë vendin e tyre Fiorentinës.

Lexo më tej: Juventus nxiton për vendimin e UEFA-s: skualifikimi mund të shtyhet për sezonin 2024/2025

Ndryshe do të profilizohej një krah i hekurt në Gjykatë me UEFA-n. Në rast të një skualifikimi më të rëndë, për sa i përket viteve, Juventus sigurisht që do të apelonte në shkalla gjykimi të ndryshme për të kufizuar dëmet.

AGNELLI DËNOHET EDHE 16 MUAJ PËRJASHTIM

Agnelli

Gjykata Federale Kombëtare, e kryesuar nga Carlo Sica, ka dënuar ish-presidentin e Juventus, Andrea Agnelli, me 16 muaj skualifikim. Për hetimin Prisma, ish-numri 1 i klubit ka marrë edhe 60 mijë euro gjobë. Gjithcka ka lidhje me procedimin për manovrën e pagave, marrëdhëniet me menaxherët dhe partneritetet me klube të tjera. Lajmin e ka komunikuar FIGC. Prokurori federal kishte kërkuar një ndalim 20-mujor. Agnelli tashmë është pezulluar për dy vjet edhe për çështjen e fitimeve kapitale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *