• |
ide | kryesore

Drejtësi me regji/ Dalin replikat e Salianjit me kreun e SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
spak


Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit në Parlament nuk mori një vendim për kërkesën e SPAK që kërkonte autorizim për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Pas një mbledhje maratonë të zhvilluar me dyer të mbyllura u vendos që ditën e mërkurë të ketë një tjetër mbledhje për të dëgjuar palën mbrojtëse.

Sot u bë fillimisht një debat nëse mbledhja do të ishte e hapur dhe më pas u parashtruan kërkesat e prokurorëve për kërkesën e tyre. BalkanWeb raporton se në mbledhjen e zhvilluar sot me dyer të mbyllura, deputeti demokrat, Ervin Salianji e pyeti kreun e SPAK nëse institucioni që ai drejton po bën drejtësi me regji dhe a po përdoret nga PS-ja, sa herë që kjo e fundit ka skandale për të mbyllur, si ai i Krujës?

“Duke qenë se jam nga deputetët që kam inkurajar SPAK-un në publik dhe i kemi dhënë mbështetje, është në detyrimin tuaj për të mbrojtur punën e instituciuonit, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Shqetësimi që kemi ne në Këshill nuk ka të bëjë me gjykimin në themel të provave se nuk marrim atributet e gjykatës, por ajo që është vendosur si garanci për deputetët, është që deputeti të mbrohet nga sulmi i padrejtë politik që mund ti bëhet nga gjyqësori. Garancia e vetme, imuniteti, është nëse këto janë akuza politike apo jo. A ka ndikim politik?

Pyetja ime është: a është rastësi që sa herë ka një shqetësim publik të rëndësishëm PS-ja, ka një ngjarje që i mbivendoset ose e mbulon. A ka një drejtësi me regji se është hedhur shumë në publik si tezë që SPAK përdoret. A ka fuqi SPAK të shkojë deri te njerëz që kanë influence politike, që mund të jenë më të fuqishëm se Ahmetaj?

Pyetja e dytë, duke pasur parasysh që në këtë dosje ka shumë persona që kanë lidhje me personin në hetim që keni sjellë kërkesën për arrestim, a ka fuqi politike administrative apo të ndonjë lloji tjetër ky person për të vënë në lëvizje gjithë strukturën e shtetit siç e ka vendosur? Keni persona të tjerë nën hetim për këtë çështje, pse kërkohet arrestimi vetëm për këtë?

Pyetje tjetër, janë disa biznesmenë të lakuar afër qeverisë, a kanë mbrojtje këta dhe goditen disa të tjerë? Këto janë shqetësime që duhet tu jepni përgjigje. Qëndrimi jonë është apriori pro çdo kërkese për arrestim, duke mos u kthyer Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve në gjykatë siç e ka kthyer PS në të kaluarën. Më pas do jetë gjykata që do të vlerësojë provat” – mësohet të ketë thënë Salianji.

Ndërsa Dumani mësohet të ketë thënë se SPAK nuk bën drejtësi me regji, por kërkon arrestimin e Ahmetajt në mbyllje të hetimeve të zhvilluara.

“Nuk ka drejtësi me regji. Unë nuk bëhem pjesë e drejtësisë me regji. është në diskrecionin tonë të bëjmë hetime dhe të jemi ashtu siç e mendojmë ne. Hetimet janë në proces dhe nuk kanë përfunduar dhe prandaj kërkojmë të jetë mbledhje me dyer të mbyllura. Kjo është arsyeja. Nëse ne do të shohim elementë të veprave penale në çdo nivel qofshin ato do të ndërhyjmë. Ne nuk i shohim nga pozita, i shohim nga vepra penale. Sa i përket personave të tjerë që janë të lidhur me qeverinë, ne jemi ende nën hetim” – raportohet të ketë thënë Dumani. ©LAPSI.al


7 Comments

    1. ca shtetformim o kar! nga shtet me probleme por qe funskiononte, u be narkoshtet monist, ku smerret vesh ku fillo shteti ku fillon ridhjerja ku fllon rrahman rraja me tom doshin

      kishim shtet dhe kishte vend per permiresim, tani u bem kolumbi, e me keq se kolumbia, kan ik 800 mije veta nga 2013 2023 , iku 1/3 e shqiperise ne 10 vjet

      ti thu shtetformim, , hajde trap hajde

    2. Ky lloj shteti I ben njerezit te ikin nga syte kembet. Nje vend pa shprese, ketu sundon tallavaja e Edi Rames, droga e kanabisi, skandalet me djegesit e mbetjeve, skandale si Safet Gici, minister I brendshem kumbari I krimineleve Tao Palla!!!
      Ky eshte shteti I ketyre10 viteve.

  1. E për çfarë “sekretesh hetimore” mund të flitet, kur “frateloja” i Mërtirit e kishte marë vesh i pari se SPAK po kërkon arrestimin e tij e ja mbathi për në Greqi ?
    E gjithë kjo historia e Ahmetajt është një farsë komike që ka sëpaku një vit që po luhet.
    Kryeministri karagjoz e ka shkarkuar ate nga të gjitha detyrat qeveritare e partiake duke deklaruar se Arbeni “ma ka hedhur duke më vjedhur pas krahëve dardhët e mollët” e pas kësaj ka deklaruar se unë do ti kthehesha edhe njëqind herë aferës korruptive të inceneratorëve .
    Mjafton kjo deklarata e tij e fundit , për të kuptuar se strumbullari i këtij skandali e ka qendrën në Surel.
    Paradoksalisht, komisionin e mandateve për PS e drejtokërka Ermonela Felaj pikërisht në një kohë që ajo hetohet në SPAK për shkelje flagrante të ligjeve për emërimin e të afërmëve të saj në drejtësi e në të njejtën kohë dublon Spiropalin në Kuvend. si parzmore të Ramës.
    Ndërkohë, ujkun e kemi përpara dy metra të gjatë e i kërkojmë gjurmët.
    Në mediat pranë Ramës për të mbuluar diellin me shoshë, nuk flitet për skandalet e kësaj qeverie që janë të përditëshme, e vazhdon historia e “katër vrasjeve të Berishës në bulevard”, kur dihet se “gardisti i zjarrit” u shpërblye nga Rama duke u emëruar kryetar i PS në Mat e më pas kryetar i bashkisë së këtij rrethi.
    Nuk mjafton vetëm historia demaskuese e gardistit për Ramën, por pas kësaj ai me disa ngjala që hëngri me Metën, që ishte shkaktari i protestës së dhunëshme të 21 janarit, bëri me te koalicion qeverisës duke e emëruar si kryetar parlamenti.
    Sa për tragjedinë e 97-ës që prodhoi mijra viktima, sigurisht që Berisha ka fajin e tij që i komsideroi piramidat si celulat e para të bankave private, por nuk është aspak e vërtetë se ai “vrau mijra vetë” siç vazhdohet të mashtrohet edhe sot, pikërisht nga formacionet e “vullnetarëve të Enverit”
    Ka pasur vërtete edhe ndonjë vrasje të protestuesve kryesisht skafistë të Vlorës, ama janë vrarë mizorisht oficerë të policisë e të SHIK në vetëmbrojtje.
    Kam dyshimin se arsyeja që u la në heshtje hetimi i plotë i tragjedisë së 97-tës, do të ketë qenë një marëveshje e fshehtë e dy palëve, pasi që të dy palët ishin fajtorë.
    Ndërkaq, ndonëse partia e foltores ka të drejtë kur demaskon manipulimin masiv të zgjedhjeve të fundit, mendoj se për humbjen ka ndikuar edhe aleanca e Berishës me Metën.
    Jam i bindur se së paku nja 70 mijë vota i humbi grupi i Berishës, vetëm nga abstenimi i demokratëve që nuk e honepsin kameleonizmin e Metës e të shefit të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *