• |
ide | kryesore

Mitsotakis takohet me Ramën: Zgjidheni menjëherë çështjen Beleri

Arkiva, Lajme, Të fundit
mitsotakis, rama, beleri, greqi, burgu, himare



Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun grek ditën e sotme në Lituani. Protothema shkruan se tema e takimit mes tyre ishte çështja e arrestimit të Fredi Belerit.

Gjatë takimit Mitsotakis theksoi nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes, duke nënvizuar se në Shqipëri ka një çështje shteti ligjor.

Po ashtu Mitsotakis i kujtoi Ramës së, çështja e shtetit ligjor në Shqipëri është një nga kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe akuzohet për blerje votash.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri u arrestua në kushtet e flagrancës.

Pavarësisht se u arrestua para zgjedhjeve, Beleri qëndroi si kandidat nga burgu dhe me ardhjen e mijëra minoritarëve nga Greqia arriti të fitonte zgjedhjet me një diferencë minimale votash, ndaj kandidatit socialist Jorgo Goro.



3 Comments

  1. Fakti ja kerkojne troc qe leroje belerin menjehere, ja ben mu qe rama ka ne dore gjykata KCK GJKKO, spka BKH PP, IKP KPA, ILD KED KLP KLGJ , GJL dhe GJK, pra te gjithe drejtesine

  2. Po kush e rruan trapin cfare thote Protokari.

    Moterqiri Beleri ne burg do kalbet.

    Dhe per cfare ” minoritaresh” e ke fjalen o lapsi karit.

    Ata jane te gjithe shqiptare o gazete robqire.

    Mos na shpik minoritete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *