• |
ide | kryesore

Postecoglou, pengesa më e madhe për Bayern: “Vizioni im i lojës për të mbajtur Kane”

-Instant, Sport
Postecoglou


Nesër, kur të rifillojnë stërvitjet, trajneri i ri i Tottenham Hotspur, Ange Postecoglou dhe Harry Kane do të takohen ballë për ballë. Do të jetë një mundësi, tha trajneri australian, për t’i shpjeguar sulmuesit se si ai synon ta përfshijë atë në “vizionin” e tij të lojës. Një lëvizje që Spurs shpreson të jetë mjaftueshëm për ta mbajtur Kane në Londër, duke tejkaluar ofertën e Bayern Munich. Sipas zërave të merkatos, bavarezët kanë gati 70 milionë paund (rreth 82 milionë euro) për ta çuar sulmuesin në Bundesligë.

Kapiteni i Anglisë, 29 vjeç dhe me një kontratë me Spurs që skadon në fund të qershorit 2024, shënoi 30 gola në Premier League sezonin e kaluar. “Kane është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe unë dua që ai të përfshihet këtu – tha Postecoglou në konferencë për shtyp -. Unë thjesht dua të prezantohem me Harry, t’i jap atij vizionin tim. Dua të kuptoj prej tij se cili është ai. Ne do të flasim se si mund ta bëjmë këtë një klub të suksesshëm. E nuk ka dyshim se këtë dëshiron edhe ai”, tha Postecoglou.

I pyetur nëse i ishte dhënë ndonjë garanci për të ardhmen e Kane, tekniku Postecoglou u përgjigj: “Jo, nuk kam pasur asnjë garanci dhe nuk do ta prisja. Sa për mua, po përpiqem të fokusohem në atë që di tani. E Harry është pjesë e skuadrës”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *