• |
ide | kryesore

Debate për kanabisin mjekësor/ Deputetja e PD kundër pr.ligjit: Droga shitet hapur nëpër shkolla

Lajme, Të fundit



Komisioni i Shëndetësisë ka thirrur në një dëgjesë publike grupet e interesit, ku po diskutohet për projektligjin për kanabisin mjekësor.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është shprehur kundër këtij projektligji, ndërsa theksoi se sot droga shitet shumë lehtë në ambiente të ndryshme, qoftë edhe në shkolla.

Vokshi:
Besoj se të gjithë që jetojmë në Shqipëri situatën e rendit, mundësitë e kontrollit nga ana e lizgjzbatuesve, apo dhe kanabizimin e territorit të vendit. Çdo biznesmen kërkon që të fitojë se ndaj i ka hyrë biznesit, mund të ndodhë që të jemi si në rastin e Maqedonisë së Veriut. Të dalin përtej politikës, por më shumë si nënë, mendoj se tani nuk është momenti për këtë nismë. Mendoj se më vonë duhet të shihet kjo gjë. Si prind, si qytetar i këtij vendi jeni dakord që të aplikohet kjo nismë? Si do të kontrollohet kjo nismë?

Grupi i interesit: Jam prind i dy djemve, dhe përpara biznesit kam jetën e tyre. Nuk më intereson fare gjë tjetër. Akoma nuk po dimë të bëjmë dallimin përmes kanabisit industrial dhe atij mjekësor.

Vokshi:
Si do të bëhet ky kontroll? Se mund të futen në mes grupet kriminale në këtë çështje. A mund të flas unë? Të bëj një pyetje? Shitet droga hapur në mes të ditës nëpër shkolla dhe ju thoni që hajde ta aplikojmë. Kujdes kur flet me mua kështu! Kur flas unë më dëgjo. Më etikë!



1 Comment

  1. Po ata prandaj po e miratojne, qe te shitet e perdoret hapur. Nje popull te droguar e mban me gjate te nenshtruar apo jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *