• |
ide | kryesore

Të hënën seanca finale, Parlamenti pritet të japë “OK” për Ahmetajn

Arkiva, Lajme, Të fundit
Arben Ahmetaj


Partia Socialiste dhe opozita i kanë hapur rrugë SPAK-ut për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, duke rënë dakord për dhënien e autorizimit pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-ministrit.

Ka qenë PD që përmes kreut të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, ka prezantuar dhe dorëzuar raportin, i cili i rekomandon Këshillit të Mandateve heqjen e imunitetit me qëllim “dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”.

“5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, i rekomandojnë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë, për miratimin e dhënies së autorizimit, të kërkuar me kërkesën nr. 9431 Prot., datë 07.07.2023 të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”, me qëllim për t’i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të gjithanshëm në kuadër të procedimit penal nr. 277/1, të vitit 2022 për 3 veprat penale”- thuhet në raport.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Partia Socialiste, duke dhënë autorizim për kërkesën e SPAK. Të premten, sipas rregullores, dorëzohet fillimisht raporti dhe në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për prezantimin tij. Ndërkohë, ditën e hënë, në 17:00 pritet të mbahet seanca plenare ku do të votohet raporti i Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit të Arben Ahmetajt.


4 Comments

  1. Po sikur e kishte shtyre per nje jave Rama arrestimin e Ahmetaj?!

    Ju doli huq lajmi eh?! 😅

    Ah diletante diletante te diskretituar! Me keq se Ipavuli te cilit i sherbeni! 😅

  2. Ishte fjala per te enjten o pall dhe e shtyne per te henen , por qe te jesh i qete ti ka zera qe thone qe opsioni per dhenien e autorizimit mund te mos fitoje . Udheheqesi ose duçja si i thonin italjanet do lumturohet kur te shohe se sa me “integritet” i ka deputetet te cilet nuk do binden nga raporti i SPAK …. Sa per ish zv km nuk eshte arratisur por eshte larguar per disa dite nga vendi per arsye familjare …

  3. Asgjë e re nuk ka ndodhur në harkun e këtyre dy javëve për t’u “dorëzuar”, përveç publikimit të audio përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të Albin Kurtit, Mimoza Kusari, me liderin famëkeq të serbëve, Milan Radojçiq.

    Kryeministri populist, i cili bënte sikur luftonte për të mbrojtur Veriun e Kosovës, në të vërtetë rezulton i koordinuar me qarqet ekstremiste serbe për këtë situatë dhe në momentin që u bën publike pazaret e tij, u dorëzua.Po te ishte qofte largu salih kryeminister nuk do i afrohej asnje flamurit mini i rendit,cfare ndryshimi

  4. që për 33 vjet, Sali Berisha, jo thjesht vetë, por ka instaluar në politikë dhe në të folurën publike, “teorinë e kryeprokurorit”.

    Berishizmi në politikën shqiptare njihet pikërisht për këtë veçori që është thuajse unike në Shqipëri kaq shumë e përhapur. Në vendet përreth nesh, nuk ka qenë shumë e përhapur kjo kulturë e linçimit dhe akuzimit të përbindshëm të kundërshtarit politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *