• |
ide | kryesore

Berisha: Taulant Balla është në hetim për lidhjet me grupet kriminale

Lajme, Të fundit



Kreu i Rithemelimit ka mbledhur grupin parlamanet mëngjesin e sotëm. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Taulant Balla është në hetim për lidhjet e tij me grupet kriminale. Ai tha se EUROPOL-i i ka sjellë prokurorisë shqiptare të dhëna për Taulant Ballën, e këtë e ka konfirmuar përmes burimeve të tij serioze. Berisha akuzon Ballën se është i lidhur me grupet kriminale të Elbasanit, Librazhdit, Lushnjës, e kjo sipas tij është e vërtetuar me dokumente zyrtare.

“Emërimi i Ballës është emërimi i krimit në krye të asaj ministrie. Balla me dokumente zyrtare rezulton i lidhur ngushtësisht me bandat e Elbasanit, Cërrikut, Lushnjës, Librazhdit dhe klanin Rraja. Për këto ka dokumente. Balla është në hetim, është thirr të paktën tre herë në SKAP-un e partisë për lidhjet e tij me Xhaferrin, ndikimin e tij në tendera për kompaninë e tij që e ka me emër të shoqes dhe për probleme të tjera.

Burime serioze thonë se Europol ka sjellë të dhëna në prokurori për Taulant Ballën, kjo e thirrjes së tij në SKAP është 100% e vërtetë, jo një po disa herë, paçka se dilte e thonte isha për Saliun, ata e kishin thirr për lidhjet e tij me krimin. Kurse kjo e dorëzimit të dokumenteve nga Europol që e kanë të regjistruar sipas këtij burimi, kjo mbetet në fshehtësinë e SPAK, përderisa Rama e emëroi për t’i dhënë një dopio imunitet. Përveç deputetit, ka imunitet edhe si ministër i brendshëm, mund të ushtrojë mbi prokurorët presione nga më të ndryshmet”, tha Berisha.



4 Comments

  1. Bobo si flet ky si prostitut e virgjer. Balla eshte mut, po ti nuk je me i mir. Je akuzuar familjarisht si hajdut.

  2. Një ditë më parë Sali Berisha deklaroi se Arben Ahmetaj me ndihmën e Edi Ramës po merr azil politik jashtë vendit. Madje, partia e tij e gjeti edhe shtetin ku ndodhej ish-zv.kryeministri duke deklaruar se ka udhëtuar drejt Kanadasë.

    Mirëpo sot, Sali Berisha tha se Arben Ahmetaj po negocion me kryeministrin Edi Rama për t’u kthyer në Shqipëri.E shikoni o cecene dhe salihu di dicka per benin,ka folur ai dhe beni i ka then do vij per ty si mik te vjeter qe jemi.

  3. Berisha është burrë shteti e jo si e cilëson ti o alabak i pa emër 10:53.Te gjitha çka thënë janë vërtetuar.Mos kujto se gjithë shqiptarët janë patronazhita.Ka dhe nga ata që në këtë katrahurë po i japin një dorë me informacione që ja përcjellin Berishës sepse kanë besim të ai.

  4. O Gimi , te hyfte i imi. Berisha eshte ” burre shteti”? Si mund te quhet burre shteti nje kriminel komunist non grata qe ka vrare njerez dhe e thote pa pike turpi se kisha 4 snajper mbi kryeministri dhe do vrisja edhe kryetarin e opozites po te ishte atje ne bulevarde ne 21 janar 2011? Ai qe vrau 26 njerez ne Gerdec midis tyre edhe femij dhe qe nuk njhte as baxhanakun e vet qe u vra atje???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *