• |
ide | kryesore

Video/ Vllaznia shembet në Irlandën e Veriut: Juric vetëm sa zbut pasivin ndaj Linfield

-Instant, Sport, Video
linfield



Pas tre barazimeve radhazi të Partizanit, Egnatias dhe Tiranës, vjen edhe humbja e parë e skuadrave shqiptare në Europë. Vllaznia del e mundur 3-1 nga vajtja e raundit të parë të Conference League kundër Linfield. Shkodranët dështojnë të marrin rezultat në Belfast, edhe pse ndeshja mund të shkonte edhe ndryshe, nëse Balaj do të shënonte i pari. Në fund, irlandezo-veriorët imponohen 3-1 dhe goli i Juric vetëm sa zbut humbjen e rëndë, që i komplikon gjërat për kualifikimin në ndeshjen e kthimit.

Në debutimin e Memellit në pankinë kuqeblu, asgjë nuk shkoi mirë. Në fakt, Linfield dominoi nga fillimi deri në fund takimin, me shkodranët që arritën ta mbanin portën të paprekur në ndeshjen e parë. Pas rifillimit, shansi për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes erdhi në këmbët e Balaj, por sulmuesi tregoi të njëjtën ftohtësi me golin si në kampionat. I vetëm përballë portierit Johns qendërsulmuesi e dorëzoi topin në mënyrën më të lehtë të mundshme.

Gol i munguar, gol i pësuar. Pikërisht, në momentin më të mirë të Vllaznisë, erdhi goli i Mckee në minutën e 57’, që kaloi në avantazh Linfield. Irlandezo-veriorët përfituan nga tronditja e Vllaznisë dhe goditën përsëri me Mckee në minutën e 68’ dhe Scott në minutën e 76’.

Linfield mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Finlayson dy minuta nga fundi. Juric përfitoi 60 sekonda më vonë për të shënuar golin e shpresës, që në fakt nuk jep shumë shpresë. Vllaznisë do t’i duhen dy gola në ndeshjen e kthimit pas një jave në Shkodër, që kundër Linfield duket e vështirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *