• |
ide | kryesore

Bayern Munich insiston për Kane: Tottenham i habit me propozimin e çmendur

-Instant, Sport
Kane


Harry Kane është pikërisht në mes të një ‘zjarri’ në merkato. Në garë për sulmuesin fenomenal anglez, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024, janë Bayern Munich dhe klubi i tij aktual, Tottenham. Bavarezët janë në kërkim të një goleadori të ri. Prej kohësh kampionët e Gjermanisë janë të interesuar për Hurricane dhe janë gati të vendosnin në tavolinë 80 milionë euro. Spurs, në përpjekje për të bindur kapitenin e tyre për të qëndruar, u rikthyen në garë me një propozim të çmendur. Nëse kapiteni rinovon, do të paguhet mbi 20 milionë euro në sezon. Çfarë do të vendosë Kane?

Mungesa e Leëandoëski, i cili një vit më parë u largua te Barcelona, u ndje shumë në Mynih sezonin e kaluar. Ndaj drejtuesit gjermanë kanë marrë masa për t’i dhënë një numër të ri “9” Thomas Tuchel. Një sulmues në gjendje të finalizojë me breshëri golash lojën e kampionëve gjermanë. Dje, sipas raportimeve nga Sky Sports, ka pasur një takim mes Levy, presidentit të Tottenham dhe Dreesen, CEO i Bayern. Rezultati i bisedës ka qenë pozitiv, me negociatat që po vazhdonin edhe pse pa arritur një përfundim. Oferta, sërish sipas emitentit, do të ishte 80 milionë euro.

KUNDËRPROPOZIMI I TOTTENHAM

Sipas raportimeve të The Telegraph, Spurs nuk janë dorëzuar plotësisht. Në të vërtetë, në përpjekje për të mbajtur sërish kapitenin e tyre në Londër, ata janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të çmendur. 400,000 paund në javë (mbi 20 milionë euro në vit) dhe një rol të ardhshëm në klub pas tërheqjes. Kane, te Tottenham që nga viti 2013, është një nga emblemat e klubit, si dhe një nga lojtarët më përfaqësues në të gjithë futbollin anglez.

Lexo më tej: Postecoglou, pengesa më e madhe për Bayern: “Vizioni im i lojës për të mbajtur Kane”

Tani qendërsulmuesi duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Kane duhet të zgjedhë se në cilin ekip do të luajë sezonin e ardhshëm. “Zjarri” i merkatos tani po përhapet: por cili nga dy zjarret do ta “djegë” vërtet Harry Kane?


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *