• |
ide | kryesore

Juventus nxjerr Bonucci jashtë skuadre: Danilo është kapiteni i ri i bardhezinjve

-Instant, Sport
Bonucci


Fund befasues i historisë mes Juventus dhe Leonardo Bonucci. Cristiano Giuntoli dhe Giovanni Manna shkuan në rezidencën verore të mbrojtësit në Toskana dhe e njoftuan zyrtarisht se ai nuk është pjesë e projektit. Qendërmbrojtësi është praktikisht jashtë skuadrës për zgjedhje teknike. Të hënën lojtari, i cili ka mbetur shumë i befasuar, do të prezantohet në Continassa, por nuk do të stërvitet me pjesën tjetër të grupit. E mbi të gjitha nuk do të marrë pjesë në turneun në Shtetet e Bashkuara. Kapiteni i ri i Juventus është Danilo.

Bonucci ende ka ndërmend të paraqitet në Continassa të hënën. Ai do të punojë veçmas si të gjithë shokët e tij të skuadrës që janë në merkato. Lojtari do të mundohet të ndryshojë mendjen e trajnerit dhe klubit, por vendimi duket përfundimtar. E ardhmja e Bonucci tani është në duart e menaxherit të tij, Alessandro Lucci. Mbrojtësi do të donte të qëndronte për vitin e fundit të kontratës dhe të provonte të fitonte një fanellë për Europianin e ardhshëm. Por, edhe pse i befasuar, e ka pranuar vendimin.

Lexo më tej: Ultrasit marrin përgjigjen e Bonuccit:”Mosmirënjohja? Kam jetuar gjithë karrierën kështu”

Ditët në vijim do të jenë ato të vlerësimit për mbrojtësin, që së fundmi është përfolur për transferimin te Sampdoria, por edhe me Newcastle. Anglezët, vitin e ardhshëm, ndryshe nga Juventus, do të luajë në Champions League.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *