• |
ide | kryesore

Kuvendi miraton kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt/ Deputetët që abstenuan

Lajme, Të fundit



Miratohet me 117 vota pro, asnjë kundër e 3 abstenime kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt. Mes deputetëve që votuan pro arrestimit të Arben Ahmetajt ishte dhe vetë kryeministri Edi Rama.

3 deputetët që abstenuan janë Vangjel Dule, Agron Duka dhe Fatmir Mediu.

Mbi ish-zv/kryeministrin rëndojnë 3 akuza: pastrim parash, korrupsion pasiv në 6 raste dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Të dyja palët, si opozita dhe mazhoranca, ishin pro heqjes së imunitetit për Arben Ahmetajn, megjithatë secila doli me një raport të vetin.

Vetë Ahmetaj nuk ishte i pranishëm në seancë. Ai nuk ndodhet në Shqipëri dhe këtë e kanë konfirmuar avokatët e Ahmetajt, por nuk dihet se në cilin shtet ndodhet aktualisht.

Votimi:

120 deputetë prezentë në sallë

117 pro

3 abstenim

Asnjë kundër


3 Comments

  1. Prandaj duhet Vetingu ne Politike. Astenoi Mediu sepse eshte vete ne poziten e Ahmetajt se shpejti, abstenoi Duka sepse ka hallin e kunatit Ter Kokes, abstenoi dhe Dule me urdher te Greqise per hallin e.Belerit. Politike hajdutesh nga e cila Shqiperia duhet te pastrohet nje ore e me pare.

      1. Absolutisht jo por keto qe abstenuan jane ne hall ekstrem dhe kane dale hapur se tashme nuk kane cfare te humbin. Po te ishe i vemendshem vetingun e kam kerkuar per te gjithe politiken pa perjashti sepse i ben mire shqiptareve, mua edhe ty nese e deshiron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *