• |
ide | kryesore

Aksidentohen dy kamionë në autostradën Tiranë-Durrës, njëri përplaset me trafikndarësen

Lajme, Të fundit


Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, njëri prej tyre është përplasur dhe me trafikndarësen e rrugës. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, mësohet se është bllokuar qarkullimi i automjeteve për disa minuta.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *