• |
ide | kryesore

Akuzat/ Ndizet sërisht përplasja Bollino Berisha

Arkiva, Kryesore, Lajme
berisha bollino



Carlo Bollino i ka dhënë më në fund shpjegim raportit të vështirë që ka me Berishën. Sipas gazetarit italo-shqiptar, shefi i opozitës “urren logjikën, inteligjencën dhe të vërtetën e rrëfimit” të shkrimeve të tij. Këtë përfundim Bollino e ka arritur pas shkëmbimit të përsëritur të replikave mes tyre.

Të hënën teksa, hidhte poshtë faktet me të cilat Britania e Madhe e kishte shpallur si të padëshëruar dhe rolin e ambasadorit anglez në Tiranë,  Berisha përmendi edhe mediat e Bollinos. Ai tha se kryediplomati Alistair King Smith e kishte mashtruar qendrën e tij duke servirur fakte nga mediat e Italo-Shqiptarit që ai e përshkruante si burim të besueshëm. Ja si u shpreh Berisha: “Në përpjekje për të mbrojtur trillimet që i ka dhënë qeverisë së tij kundër Berishës, ambasadori King Smith, paraqet Carlo Bollino, si dëshmitar të paanshëm. Ai vlerëson besueshmërisë e mediave të Bollinos, shqiptarja.com dhe Report. tv, si media që “… anojnë pak nga qeveria, por jo dhe aq shumë”. Ky përshkrim është një tallje me realitetin dhe shqiptarët që jetojnë në këtë vend. Carlo Bollino njihet në Shqipëri, jo vetëm për mbështetjen e verbër për Ramën dhe qeverinë e tij, por para së gjithash, për akuzat se Rama i shpërblen shërbimet e tij me kontrata koncesionesh fitimprurëse, asete publike dhe sipërmarrjet e tjera korruptive” thuhet ne raportin e Berishës.

Nuk kaloi shumë dhe Bolino u përgjigj. Sipas tij Berisha urren tek ai sensin logjik dhe inteligjencën e mbi të gjithë raportimin e së vërtetës. Në një editorial në Shqiptarja.com ai shkroi: “Serioziteti me të cilin kryem ato investigime, ka lënë pa fjalë edhe vetëm Sali Berishën, i cili është i bindur se edhe ato prova të grumbulluara nga ne janë përdorur bashkë me materiale të tjera nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe nga Britania e Madhe, për ta deklaruar person “non grata”. Të jem i ndershëm, unë nuk e di nëse është vërtetë kështu (nuk jam kontaktuar nga asnjë autoritet amerikan apo anglez për të konfirmuar atë që kemi shkruar) edhe pse është e afërmendsh që për një gazetar do të ishte një medalje e bukur, nëse është vërtetë kështu. Dhe është edhe e lezetshme të besosh se pasi u deklarova (padrejtësisht) person “non grata” nga Berisha, të jem pikërisht unë që kam kontribuuar për ta deklaruar person “non grata” atë. Një lloj ligji “i kundërpeshës” do të shprehej Dante Alighieri”.  Por sipas Bollinos nuk e ka inat vetëm se investigimet e tij po përdoren nga Amerikanët dhe britanikët, por mbi të gjitha se ato janë lëndë për SPAK; ” Eshtë vetëm kjo arsyeja që e shtyn Berishën të më demonizojë dhe të më transformojë në obsesionin e tij: Urren të vërtetën që tregoj”.

Ky është në fakt vetëm një episod në konfliktin e stërgjatë mes Berishës dhe Bollinos. Kreu i PD-së e ka akuzuar botuesin se përfiton nga tenderat e Ramës dhe paratë publike, për mënyrën si ka marrë BunkArtin që protestuesit demokratë e dogjën, se si është shndërruar në përfitues tenderash si nënkontraktor i Igli Gjelishtit, apo si ka marrë godinën e televizionit me 1 euro, truall që planifikohej të bëhej shkollë.

Nga ana e tij, Bollino është vënë në pararojë të mediave që investigojnë Berishën dhe familjen e tij. Një nga temat që mediat e Bollinos mbajnë gjallë është ajo e favorit që iu bë të dhëndrrit të ish kryeministrit, Jamarbër Malltezi për të privatuzuar klubin Partizani, të vetmin kompleks sportiv të pranishëm në Tiranë, që u kthye në shesh ndërtimi për 19 kulla. ©Lapsi.al

 



48 Comments

  1. doli Sali Berisha (ish Presidenti dhe ish Kryeministri që në vitet ’90 ka guxuar të djegë redaksinë e gazetës së vetme të pavarur në atë kohë, Koha Jonë, dhe ka mbyllur me dhjetra redaksi gazetash e sulmuar fizikisht gazetarë gjatë mbretërimit të tij në Shqipëri), dhe sulmoi rëndë të njëjtat portale, BIRN, Balkan Insight dhe Reporter.al.Lapsi besoj se ne kete perplasje eshte me salih berishen,kjo eshte e kuptueshme

      1. Bollinka gojesperme me gurrmaz te pangopure.
        Nje pise me shume ne vathen harem te ramegonorrese.

    1. Berisha eshte 78 vjec,
      Ka 32 vjet ne politike,
      Ku 13 vjet ne pushtet,
      Dhe 18 vjet ne opozite,
      Eshte akoma aty,
      Vetem me forcen e arsyes.

      1. Bolino eshte papagalli i rilindjes,bythelepiresi Rames dhe vetem patronazhistet sufllaqexhinj i besojne zhgarravinat e ketij hajduti per Berishen.

      2. Me forcen e leshit. Ai ka vrare njerez te pafajshem dhe ka kercenuar me vdekje gazetaret e mediave qe kane publikuar te vertetat. Ne bangen e te akuzuarve per Gerdecin duhet te jete Sali Krimineli dhe jo Fatmir Mediu.

    2. Po ca lesh ndizet. Kush meret me sali plakun. Edhe ne komentet ketu te lapsi. Duket qart qe shume ish mbeshtetes te saliut. As nuk marin mundimin me te mereni me te.
      Ikem ato kohe te artan, kur tallnim trapin me sali-qamilsat.
      Nuk shtyhet me keshtu. Pa debat pa pak sherr.
      Ah sali cu bere gomerve te tu. I le rrugve. Pa zot.

          1. E ngaterron me ramën lidetim global we se pjerdh kush por qe shet kosovën njësoj si enveri 1945

    3. E e, për të vënë duart në kokë.
      Lapsi në vend që të mbrojë kolegun gazetar, e sulmon atë.
      Megjithëse keni të dremjtë.
      Provoni njëherë me shaka të thoni një fjalë të keqe për sekretarin e partisë komuniste, po nuk ju quajti direkt, LETËR HIGJENIKE….

      1. Koleg gazetar bolino???

        Bolino o trap po ben biznes. shifi pak sa kontrata shteterore skandaloze ka e sa leke ka marre nga buxheti i shtetit dhe inceneratoret, shifi emailet me zoton

        Se ca lidhje ka bolina me raportimin dhe gazetarinë eshte si me hyp ktu e te shohesh stambollin

    4. Nga Bollino te George Sorros te Shtëpia e Bardhe dhe Home Office, te Basha e Balla, Edi Rama po e po, Birn e Reporter.al media e ambasadorë, agjente FBI, CIA, MI5 e spiunë lokalë, spiderman e superman, dhe çdo man tjetër me aftësi speciale, Nato dhe Rusia, Greqia dhe Amglia, me mbretër e princër e dukër e mutër, me kuq e me maç, e gjithë bota mesa duket është kryekëput e impenjuar me non-gratën e Sali Berishës. Lum ne që kemi lapsin të na ndriçojë, si qiri në errësirë, lapsi hedh dritën që pa gdhirë, mos të na lërë në errësirë, se ka lindur dhe një Gjergj Elez Ali që po lufton bajlozin që përtej detit.

  2. Evi Kokalari: “Berisha, boll ju lutem! Boll! Jemi lodhur te gjithe ne rrugetimin tuaj per te mbrojtur veten dhe familjen, sepse ne rradhe te pare ti nuk mbrojte PD e rithemelimit, nuk mbrojte voten e lire, nuk mbrojte primaret, nuk mbrojte ndryshimin qe premtove.”

    Kjo eshte klithma e nje opozitari te vertet. Kush ka vesh e sy e pak tru e kupton. Doli Berisha tre ore dje ne konferenc. Demokratet prisnin ndonje zgjidhje se si do hapet partia e si do fitohen zgejdhjet. Sala beri avokatin e vetes, njerezit e degjonin per te 100 here, llap, llap, llap ne fund tha anglo-amerikanet ma futen nepermjet sorrosit dhe nja dy zyrtareve te korruptuar. Thjesht tregoi pse eshte aty, per te perdor PD si bunker per veten dhe familjen, tregoi qellimin e vertet.

    1. Çkuptoni ju me hapje te partise more aman?
      E keni degjuar nga analiste pro qeverise çdo seance dhe o burra!
      Partia beri zgjedhje me PRIMARE! Te mira apo me probleme mund te diskutohet por si u dashka te HAPET partia ndryshe! Te Emerohen mendoni ju filani apo fisteku se duhet te jene TE RI!
      Thuajeni cope te ikin gjithe kryesia , kuvendi dhe te thone U HAPEM , FUTUNI KUSH HYN I PARI ZGJEDH POSTIN QE DO!!

    1. Bollino gazetar!!!??? Perfitues fondesh publike ne shqiperi po, sherbetor regjimesh po, por gazetar ne asnje menyre. Nuk ka gazetar ne bote qe mbron qeverine, Bollino ose thene ndryshe car-bol jo vetem e mbron, por merr perfitime me qindra miliona euro.

      1. Nuk njoh italian me mashtrues se bolja! Kam punuar me te! Mos te rente ne dere. Ka gjetur ketu se ne Itali e shohin me perçmim!

  3. Me pelqeu fraza e Bollanos:“ Berisha urren logjikën, inteligjencën dhe të vërtetën e rrëfimit” besoj se e ka keto vese te shemtuara qe nga periudha e enverizmit.

  4. Kur flet Bolino per paanesi dhe etike integritet , seriozitet apo cilesi te tjera mininmale te gazetarise dhe raprotimit te vjen te vjellesh. bolino vetem opinion dhe shpifje . eshte ne gare dhe konkurron denjesisht me meron dhe dritan hilen

    Bolina vetem me bunkart ka bere para pa fund. mjafton te shihni perplasjen me ate lushnjaren Anila dhe te merrni vesh se cfare felliqesirash jane dhe se sa jane te lidhur me ramen

    Kuptohet qe qellimi i bushatit me kete artikull ne faqe te pare eshte qe te diskretoje Bolinon,

    sa per keta fugshkerdhyerit siper dihet qe shkruajne me pagese, me u vershelly fuga dalin shajne gjiknurin direkt pasi me ahmetajn mbarun pune 😀

    1. O bollino nuk behet gazetari me gjysme te verteta por duhen fakte o tutkun te ishe ne itali do te ishe duke punuar murator per te pagu denoncusit o shkerdhate lulishtesh

  5. Ky gjysèm buri dhe gjysa tjetèr femèr ,i quajturi Bollino jo vetèm qè bènè kukuvajkèn dhe pjatèlèpirèsin e gangsterit Rama dhe kartelit rilindja ,ky perverz monstrum pèr ditè e mè shumè pasurohet nga tenderat e kartelit rilindja ,ndèrsa nga ana prifesionale gazetareske èshtè nji fekale qè kundèrmon gjithè andej ,nji palaço i fèlliqur qè me Mero Bazen ,Sokol Ballèn pèrbèjnè kènetèn e gazetarisè shqiptare ,janè njèshi pèr nga trillimi ,shpifja,joprofesionalizmi ndoshta pèr shkak tè injorancès qè e kanè .

    1. Propaganda falso e kulisheve rilindas fshihet pas sulmeve shpifarake djallezore, sic edhe jane, kondraBerishes. Kjo bande qeveritare e mbushur me kodoshe trashegimtaresh kuqale, qe sot eshte me e diskretituar se kurre, na hiqen si elekuente ne shpifje te buavitura nga vete keta zuzare e qe i shesin ne opinion per te mposhtur demokracine, PDne ne realizimin e enderrave te baballareve te tyre kriminele. Rama, strumbullari i gjerizit rilindas eshte zeheri i pushtetit e popullit. Ky bandit ,anetar i bandave enveriste ne vitet94, 96, ky i pa moralshem, drogmen, hajdut kriminel e klloun i politikes eshte shkaku kryesor qe shqiptaret ikin, ikin se i vjedh, i drogon, e poshteron popullin e tije. Ne lumin e skandaleve te nje pasnjeshme, ky carac ka kuraje e na fryhet si kaposhi maje plehut.

    1. Bollino kërkon të fshihet pas gishtit.Nje pyetje për këtë të ashtuquajtur gazetar. Nëse
      faktet e provat nuk janë konsideruar nga një gjykatë si mundet të quhen të tilla.Te akuzosh dhe të përdhosësh një një individ në dinjitet kushdo qoftë ai do të thotë faleminderit.Jo për noi gjo se ju gazetarët e majtë italianë e keni metodë pune të godisni me paçavure shkrime të gjithë ata politikanë të djathtë.Ti këtë po e bën në Shqipëri.

      1. Gazetarët duhet të ndahen urgjent nga “punonjësit e shtypit dhe të propagandës” së pushtetit, dhe duhet ta bëjnë publikisht!

  6. Bollino kemi mjaftueshem Mafioze ,sacra corona unita, camorriste ,ndraghetiste , ti te pakten mos ha mut …… gazetare ne libro paga i mafiozeve Rama e Veliaj , kujdes se do ta fusin albanesi ricordati ….

  7. Ne kete blog bubrrojne tere trogloditet e non-grates, tere njerzit qe mbeshtesin njeriun e 97′ dhe firmave piramidale.

    U desh te dilte nje shpellar nga vicidoli tu jepte leksione Anglise, Amerikes dhe Evropes.

    Mire ja u ben qe tall karin me ju o te mbaruar qe e ndiqni nga pas.

    1. Ca blogu o kar.

      Shko o vlla knaqu tek bolino pse na ben zhurmusi kot.

      Na thuj gazetarinë e bolinës po dil.i her pi një.kafe me anila bashen se te tregon ajo

      Apo te te bëjë mirë sufllaqja po çiqitemen punës sot

  8. Cdo gje qe thote Bolino eshte e sakte! Ketu kemi qene dhe e kemi pare cka bere Berisha ne 30 vjet. I vetmi qe ka djeg gazete, i vetmi qe ka mbyllur gazeta, ka shantazhuar televizione, i vetmi qe ka rrahur gazetare e kundershtare politike ne shesh, i vetmi qe i biri eshte marre me korrupsion dhe i kan vdekur 24 vete, i vetmi qe ka shkaktuar piramidat e prejt tyre 97 duke cuar vendin ne gremine e buze luftes civile, i vetmi qe ka vrare protestues ne shesh me duar ne xhepa. Bolina ka te drejte, madje ka shkruar pak

    1. I paemer i ores 20:37, ke shume te drejte. Berisha mbylli Agon Chanel dhe tani çdo shqiptari i takon te paguaje 40-50 euro per Becchetin. Poshte Berisha pra…

  9. Lapsi,

    Ne fund te leximit te ketij « shkrimi », lexuesi mbetet ne dilemen nese gojorja e Bollinos per Ramen eshte akt me i madh kurveror sesa gojorja juaj per Berishen.

    Pertej spekullimeve mbi perfitimet financiare o ne natyre te njerit apo tjetrit, nje gje mbetet sidoqofte e qarte: as ketu nuk i shpetuat dot tundimit per t’i bere dhe nje gojore te vogel Sales.

    1. Ça i ka dhene sala lapsit ? Ose cilësisht shkullakut dhe bushatit?
      Ke noi transaksion buxheti ze bushatit dhe shkullakut?

      Apo meqe bolino eshte super i korruptuar dhe i pambrojtshem hajde ti hedhim balte bushatit dhe shkullakut qe ti bejme ata gojaxhij si bolino
      ti barazosh lapsin me bolinon eshte mjerim mendor, tentative deshperimi

  10. “Nese dikush paska plan ta vrase Lalin politikisht (por me spekulim ashiqar ama) pse nuk paska Lali te drejte te flase per “vrases me pagese”? Sa nga keta qe ankohen pikerisht sot per lirine e medias guxuan te komentojne apo te denojne mashtrimin spektakolar te opozites dhe Berishes me kitaristin Joe Walsh per te cilin Berisha thoshte se eshte Veliaj me paruke ne Iran, ne kulmin e fushates elektorale?’Pse nuk flasin mediat qe salihu akuzoje si te Sorosit paloco gazetare ku eshte futur Likmeta?Bolino ka fituar gjygjin me salihun si shpifes ordiner ju vazhdoni hani mut salihu per dite.

  11. Balliu Junior: Do ta mundim Amerikën dhe Britaninë e Madhe, “non grata” e Berishës do hiqet shumë shpejt.Me kete cunin e fariut foltorja po ecen lart e me lart salihun ky do e shpetoje nga non grada,pinjolli i spiunit komunist te zerit popullit gazetes komuniste Fahri Balliu,kete cunin e rrejne shoket kur i thone ti je me zgjuar se muli.o ceceni salihut,ky salih lejoi qe ty Agon te bente ate qe beri me mediat e tjera qe prishi tregun mediatik ne vend,shikoni sot gazetaret e syrit jane te gjithe nga tv Agon me kryesoret sonila,krasta,bejtja te ftuar bushati shkullaku lubonja nezaj ish derjtori i atsh etj etj etj,salihu po paguan ate qe becheti do te duhej te paguante vete

    1. Ka “Balliu junior” vërtetë ca deklarata jo mirë të formuluara, po nuk e kam dëgjuar askund të deklarojë se “Berisha do ti shpallë luftë Britanisë e SHBA”
      Pra je ti që ke shkruajtur këtu një gënjeshtër keqdashëse.
      Ka edhe Berisha deklarata të dyshimta që i vijnë nga “qytetari dixhital”.
      Ama është krejtësisht e dyshimtë që ai të shpallet “non grata” për korrupsion e minim të demokracisë, pa u vërtetuar këto akuza me prova e fakte të dokumentuara.
      Nuk ka vërtetë deri tani ndonjë fakt të dokumentuar se Rama ka gisht vetë si person në aferën gjigante të vjedhjeve me inceneratorët, për faktin e thjeshtë se ai ka qenë i kujdesshëm që ti nxjerrë gëdhtenjat nga zjarri me duartë e vartësve.
      Por ata që besojnë se Rama si Enveri e Gjushi i ka duartë të pastra “akullore”, janë vërtetë më budallejtë në Shqipëri.
      Rama edhe pas zbulimit të gjithë këtyre fakteve, gjithë këtyre arrestimeve e arratisjeve të abuzuesve ka deklaruar se UNË do ta bëja e ribëbëja ate që u bë me inceneratorët.
      Pra ai me këto fjalë , e ka pranuar publikisht me gojën e tij, se aferën e iceneratorëve e ka ideuar e kontrolluar vetë

  12. Propaganda falso e kulisheve rilindas fshihet pas sulmeve shpifarake djallezore, sic edhe jane, kondraBerishes. Kjo bande qeveritare e mbushur me kodoshe trashegimtaresh kuqale, qe sot eshte me e diskretituar se kurre, na hiqen si elekuente ne shpifje te buavitura nga vete keta zuzare e qe i shesin ne opinion per te mposhtur demokracine, PDne ne realizimin e enderrave te baballareve te tyre kriminele. Rama, strumbullari i gjerizit rilindas eshte zeheri i pushtetit e popullit. Ky bandit ,anetar i bandave enveriste ne vitet94, 96, ky i pa moralshem, drogmen, hajdut kriminel e klloun i politikes eshte shkaku kryesor qe shqiptaret ikin, ikin se i vjedh, i drogon, e poshteron popullin e tije. Ne lumin e skandaleve te nje pasnjeshme, ky carac ka kuraje e na fryhet si kaposhi maje plehut.

  13. Vetë titulli i shkrimit provokon tek lexuesit një histori qesharake që ju a bën atyre mëndjen dhallë..
    “Përplasja Bollino- Berisha” ??????
    Ndonëse ky farë gazetari italian i niveleve më të ulta intelektuale, ka mbi dy dekada që i fiton paratë në Shqipëri vetëm duke lehur kundër Berishës në ekranet televizive duke bërë në mënyrë të neveritëshme saçme me gishta në hundë, Berisha asnjëherë nuk është marë me te.
    Edhe në këtë rast që po komentohet, ai nuk është marë me Bollinon që e injoron fare me të drejtë, por është marë me ambasadorin britanik që qenka bazuar në budallallëqet që shkruan italiani gjysëm burre e gjysëm grua.
    Nga ana tjetër nuk e shoh tek Berisha të keqen se e injoron këtë farë gazetari , por tek sjellja e tij me ministrin më të suksesshëm të qeverisë që drejtoi, Z.Basha.
    Po me akuza “bolineze” e “balleze” ai vazhdon të sulmojë Bashën duke haruar se me këtë akuzon vetveten.
    “Nuk ka gojë Rama që të akuzojë ish zv.kryeministrin e tij Ahmetaj, pasi e zgjodhi vetë ate” deklaron kohët e fundit Berisha duke i mbajtur ison Likes..
    Po Bashën kush e përzgjodhi tre herë ministër në dikasteret më të rëndësishme e veç kësaj edhe si kryetar të PD ?
    A ka gojë Berisha ta përflasë e të shpifë për te me stilin katundaresk të Lym Mrizit ?
    Nuk dua kursesi që të heq paralele midis Ramës e Berishës , pasi nuk mund të krahasohen njeri me tjetrin.
    Nese Berisha edhe ka gabuar gjatë karierës politike nja tre katër herë e bile gabimin më të madh të tij quaj këtë të fundit që ndau në tre pjesë PD, vetëm për interesin e tij personal, Rama në gati 11 vite qeverisje, më së paju një herë në javë ka bërë gafa trashanike dhe e ka çuar Shqipërinë 33 vite prapa në shkeljen e normave të demokracisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *