• |
ide | kryesore

Juventus, të gjithë për darkë me Bonucci: riintegrim apo lamtumirë? Në tavolinë edhe Vlahovic

-Instant, Sport
Bonucci


Juventus i bëri daljen Leonardo Bonucci teksa ishte me pushime, por mbrojtësi nuk hoqi dorë për asnjë cast. E në kthimin e tij në Torino në funksion të fillimit të përgatitjeve mori përzemërsinë e tifozëve. Ngrohtësia që nuk i ka munguar as nga ana e shokëve të skuadrës, aktualë e të dikurshëm, të cilët orët e fundit janë mbledhur në një tavolinë me ish-kapitenin e Juventus. Një darkë që është në fakt ribashkimi, por me aromë lamtumire. Në fakt me Leonardo Bonucci janë takuar Pogba, Gatti, Locatelli, Fagioli, Perin dhe po ashtu Paredes, i rikthyer te PSG pas përfundimit të huazimit.

E në foton e publikuar në rrjetet sociale, e publikuar në historitë e argjentinasit në Instagram, është edhe Dusan Vlahovic. Duhet patur parasysh, se edhe e ardhmja e serbit duket se është shumë larg Torinos dhe fanellës bardhezi. Njësoj si ajo e qendërmbrojtësit Bonucci, por edhe e Paul Pogba aty i pranishëm. Prandaj, nëse dy të dhëna mund të bëjnë një provë, dy lojtarët në dalje duket se janë  takuar me shokët e tyre për një përshëndetje të fundit.

Lexo më tej: Video/ Bonucci i preferuari i bardhezinjve, Lukaku jo: “Edhe sot për mua është një ditë e bukur”

Si ndodhi divorci mes ish-kapitenit e bardhezinjve është një histori e njohur. Vizita e dyshes Giuntoli-Manna te Bonucci me pushime në Toskanë nuk ishte “për kënaqësi”. Mesazhi i dy drejtuesve për mbrojtësin ishte elokuent: nuk është më pjesë e projektit të Juventus. E kështu, një vit nga skadimi i kontratën ai është lojtar i lirë. Pas daljes nga projekti, Bonucci mund të kërkojë, nëse do, një skuadër tjetër. Në këtë situatë, dëshira e të mbijetuarit të fundit të BBC-së legjendare bardhezi, për të përfunduar karrierën në klubin ku luan prej 13 vitesh, nuk duket se do të mund të realizohet.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *