• |
ide | kryesore

Video/ Bonucci i preferuari i bardhezinjve, Lukaku jo: “Edhe sot për mua është një ditë e bukur”

-Instant, Sport, Video
bonucci



Leonardo Bonucci mundohet ta nisë sezonin me buzëqeshje. Mbrojtësi i Juventus, të cilit ditët e fundit iu tha se nuk do të jetë më pjesë e projektit teknik, u prezantua në J|Medical të hënën në mëngjes. 36 vjeçari mbërriti për kontrollet e zakonshme e u prit me ovacione nga tifozët e pranishëm. Madje dikujt prej tyre i rrëfeu edhe qëllimin: “Vullneti im është të qëndroj, faleminderit për gjithë dashurinë”, ishin fjalët e tij. Më pas ai postoi një mesazh me tone optimiste në rrjetet sociale: “Në fund të fundit, burrave, i vlejnë zemra dhe qëllimet. Për këtë edhe sot, si çdo vit, është një ditë e bukur për mua”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leonardo Bonucci (@bonuccileo19)

Këto janë ditë të nxehta merkato e kanë të bëjnë me aksin Juve-Inter. Vetëm ditën e djeshme u publikua lajmi i bujshëm për kalimin e Juan Cuadrado te zikaltrit, pas skadimit të kontratës me bardhezinjtë. Lajme të bujshme si ai që zbuloi arsyet e ndërprerjes së negociatave mes Lukaku e Inter. Mes të dyve u fut Juventus. Bardhezinjtë shfaqën interes për qendërsulmuesin belg, me kërkesën e Max Allegri. Por jo të gjithë bardhezinjtë e mendojnë njësoj si trajneri. Në të vërtetë, siç shihet edhe nga video e mëposhtme, zhgënjimi për blerjen e mundshme të tij është evident. “Ne Lukakun nuk e duam atë”, kënduan tifozët e Juventus, ndërsa brohoritën për mbrojtësin Leonardo Bonucci.

Lexo më tej: Juventus-Bonucci, prapaskena e thyerjes së raportit: ja çfarë ka bërë Allegri

Pikërisht kur mes lojtarëve që mbërritën para turmës bardhezi u shfaq Leonardo Bonucci, koret ndryshuan. Ish-kapiteni tashmë jashtë skuadrës nga trajneri dhe drejtuesit është i preferuari i tifozëve. “Nuk e meritoje këtë”, i thanë disa tifozë mbrojtësit. Bonucci fillimisht u fut në godinën e klubit dhe më pas u afrua te të tifozët e pranishëm për foto dhe autografe, që entuziazmuan mbështetësit e shumtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *