• |
ide | kryesore

Juventus-Bonucci, prapaskena e thyerjes së raportit: ja çfarë ka bërë Allegri

-Instant, Sport
bonucci



Ndarja mes Leonardo Bonucci dhe Juventus vazhdon të jetë cështje në kampin e bardhezinjve. Jo aq për një divorc që kishte muaj të tërë në ajër, por për mënyrat dhe kohën në të cilën mbërriti. Klubi ka vendosur ta largojë mbrojtësin nga skuadra disa ditë nga grumbullimi. Bardhezinjtë nuk e kanë thirrur 36 vjecarin për turneun në Amerikën e Veriut. E Bonucci në rrjetet sociale është përgjigjur me thumbime të lexueshme që ende bëjnë shumë zhurmë. .

Ndërkohë, vazhdojnë të dalin prapaskenat e asaj që ka ndodhur realisht mes ish-kapitenit tashmë të Juventus dhe klubit. E fundit, në rend kronologjik, u zbulua nga Dagospia dhe përfshin personalisht trajnerin Max Allegri.

VIZITA E FTOHTË E GIUNTOLI

Vizita e dyshes Giuntoli-Manna te Bonucci me pushime në Toskanë nuk ishte “për kënaqësi”. Mesazhi i dy drejtuesve për mbrojtësin ishte elokuent: nuk është më pjesë e projektit të Juventus. E kështu, një vit nga skadimi i kontratën ai është lojtar i lirë, të kërkojë nëse do një strehim tjetër. Dëshira e të mbijetuarit të fundit të BBC-së legjendare bardhezi, për të përfunduar karrierën në klubin ku luan prej 13 vitesh, nuk do të mund të realizohet. E ka një arsye të saktë pse 36 vjecari donte të qëndronte në Torino për një sezon tjetër.

Lexo më tej: Juventus nxjerr Bonucci jashtë skuadre: Danilo është kapiteni i ri i bardhezinjve

NDERI QË I BËRI ALLEGRI

Dagospia zbuloi se Bonucci dëshironte të luante edhe një sezon te Juventus me synimin për Kampionatin Evropian. Mbrojtësi ishte i vetëdijshëm se cikli i tij bardhezi po përfundonte: “Allegri si dhuratë e bëri të luante ndeshjen e tij të 500-të”. shkruan portali. Pasi mësoi se Mancini do ta thërriste në ekipin kombëtar vetëm nëse do të luante kundër Udinese, Allegri e futi sërisht në fushë. Në fakt, ajo ndaj friulanëve ishte një nga ndeshjet e pakta të mbrojtësit për 90 minuta. Sipas të gjitha gjasave, e fundit me fanellën që ka veshur për mbi 10 vjet radhazi…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *