• |
ide | kryesore

Sondazhi/ 44% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor mendojnë të jetojnë jashtë vendit

Arkiva, Lajme, Të fundit
bashkive, emigracion, Perëndimor, shqiptarë, emigracioni, konsumin, Emigrantët, BE



Për të nëntën herë radhazi, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikon rezultatet e Barometrit Ballkanik, sondazhi vjetor i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, duke dhënë një pasqyrë mbi opinionet e tyre rreth bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike dhe media, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria, jeta digjitale, transporti, sundimi i ligjit, udhëtimet, etj.

“Barometri Ballkanik zbulon 3 tendencat kryesore të opinionit publik në Ballkanin Perëndimor. Së pari, lajmi i mirë, 76% e njerëzve besojnë se bashkëpunimi rajonal është i mirë për zhvillimin e ekonomive të tyre. Për më tepër, 69% janë dakord se ajo që i bashkon qytetarët e Ballkanit Perëndimor është më e rëndësishme se ajo që i ndan ata. Lajmi i dytë, mbështetja për integrimin në BE: rezulton 59% ose 3% më pak se në 2021. Dhe i treti është shqetësimi mbi shpopullimin, pasi 44% mendojnë të jetojnë jashtë vendit, 5% më shumë se në 2022. Është gjithashtu jashtëzakonisht shqetësuese se 71% e të rinjve po mendojnë të largohen nga vendi i tyre”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu.

Balkan Barometri 2023, edicioni i Opinionit Publik rezultatet kryesore:

➢ 1 në 5 qytetarë e lidh Ballkanin me shpresë ose bashkëpunim.
➢ Për 15% të qytetarëve, Ballkani do të thotë besim, por për 1 në 10, do të thotë frikë.
➢ 51% janë të pakënaqur me situatën ekonomike
➢ 27% thonë se korrupsioni është problemi më i madh
➢ 69% thonë se ligji nuk zbatohet për të gjithë në mënyrë të barabartë – 7% më shumë se në 2022
➢ 45% ndihen të kërcënuar nga mbajtja dhe keqpërdorimi i paligjshëm i armëve
➢ 71% thonë se lufta në Ukrainë ndikoi ndjeshëm në fuqinë e tyre blerëse
➢ 75% nuk ​​u besojnë partive politike
➢ 65% shprehën një shqetësim të shtuar në lidhje me përhapjen e lajmeve të rreme

“Barometri Ballkanik nxjerr në pah historitë njerëzore, shqetësimet e tyre për punën, përpjekjet për më shumë mirëqenie dhe sesi gjithçka që po ndodh rreth nesh po ndikon në rajonin tonë, i cili është brishtë, është lehtësisht i cenueshëm. Barometri na tregon se sa jemi ne të gatshëm për ta bërë shtëpinë tonë një vend më të mirë, ku mund të jetohet më mirë e ku mund të ndihemi të sigurt dhe me një të ardhme më të mirë për veten e për fëmijët tanë.
Njerëzit shohin dhe ndjejnë tek bashkëpunimi rajonal dhe gjërat që na bashkojnë shpresën dhe mundësinë për të përmirësuar veten”, përfundoi Bregu.

Rezultatet e Barometrit mund t’i shikoni në https://www.rcc.int/balkanbarometer/



1 Comment

  1. Shqiperia do jete 0% vetkiptohjet nen vitet e ripjelljes 2013 2023 euro ka zbrit nga 140 ne 100 leke , pra leku eshte forcuar me 40% e kuptoni apo jo

    e kuptoni se sa shume leke droge futet ne shqiperi 😀 😀 😀

    Narkoshteti i pare ne europe
    Urra Urra Urra !!

    faleminderit udheheqja e larte dhe mijra here faleminderit ambasadores Kimete dhe Eskobar!

    pa ju sdo ja arrinim kesaj dite!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *