• |
ide | kryesore

Vlorë/ Shkrumbohen gjatë natës 3 automjete, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

Lajme, Të fundit


Tre makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së martës në Vlorë. Raportohet se dy nga makinat janë djegur plotësisht ndërsa një tjetër pjesërisht.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:55, kur shërbimi zjarrfikës mori njoftim për një zjarr në dy automjete. U konstatua se kishin marrë flakë dy vetura dhe se rrezikoheshin shumë të tjera të parkuara.

Dy zjarrfikëse u vunë në dispozicion dhe menjëherë u bë izolimi i zjarrit për të mos u përhapur në mjetet e tjera. Shkaku i zjarrit mendohet të jetë i qëllimshëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *