• |
ide | kryesore

Ftohja me qytetin, situata e Hakaj dhe pankina e Dodev: Memelli gati për Linfield mes shumë problemesh

-Instant, Sport
memelli



“Ajo që ndodhi është që skuadra e Linfield ka luajtur me dy në sulm dhe një tjetër pas tyre. Ata krijonin superioritet numerik në mesfushë. Gjithsesi mendoj se nesër do të jetë e menaxhueshme se do të përdorim një strategji të re, në mënyrën se si do të qasemi ndaj kësaj skuadre”. Migen Memelli bën analizën e një ndeshje të mbaruar, të cilën me sa duket nuk e lexoi në kohë. Sidoqftë tani Vllaznia përballët me një 3-1 për tu përmbysur, përpara publikut të shtëpisë. Loro Borici do të ishte një shtysë e rëndësishme, por shkodranët janë skeptik mbi teknikun dhe skuadrën e re.

Fakt që Memelli mundohet ta zhbëjë: “Unë nuk e di që ka ftohje me tifozët, unë eci në rrugët e Shkodrës. Dal gjithmonë nga shtëpia dhe vij në zyrë dhe kthehem më pas në shtëpi. E shoh që qytetarët e Shkodrës janë shumë sportdashës. Nuk kam parë kurrë veprime apo fjalë që të më tregojnë ftohje, përkundrazi na kanë dhënë mbështetje e motivim. Mund të jetë edhe kjo që thoni, por në portale, por unë nuk e kam parë në rrugët e Shkodrës”.

GJENDJA E EKIPIT

Tekniku ka sqaruar edhe gjendjen e Esin Hakaj, që ka kaluar problemet dhe është stërvitur me grupin. Mbrojtësi duhet të jetë rregullisht në dispozicion, në të majtë të fushës, ndërsa Dodev edhe njëherë në pankinë. Sidoqoftë, kjo nuk e pengon teknikun e Vllaznisë Memelli të jetë optimist për kualifikimin: “Gjithmonë ka optimizëm se edhe në ditët e fundit të tij, njeriu duhet të ketë shpresë se ajo e mban gjallë. Unë besoj te sportistët, e shoh çdo ditë mënyrën se si stërviten ata. Në futboll gjithçka është e parashikueshme, gjithçka mund të ndodhë, nuk është e thënë që del gjithçka që bëjmë. Por besojmë te skuadra dhe futbollistët”.

Vllaznia do të luajë nesër në Loro Borici në orën 20.45 ndeshjen e kthimit kundër irlandezo-veriorëve të Linfield, për raundin e parë të Conference League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *