• |
ide | kryesore

“Jemi klubi më i titulluar në Shqipëri”: Shehi apel lojtarëve për të mposhtur Dinamo Batumin

-Instant, Sport
Shehi



“Është ndeshja e dytë nesër. Pas ndeshjes së parë, kemi informacion më të detajuar. E pas ndeshjes së parë synojmë të përmirësohemi dhe aty ku të mund të bënim më mirë. Është një ndeshje që me rezultatin e sfidës së parë, është gjithmonë e hapur dhe mendoj se është 50 me 50″. Orges Shehi e nis menjëherë me analizë konferencën për shtyp në Batumi të Gjeorgjisë, para sfidës me Dinamon në Conference League. Tekniku bardheblu e ka të qartë sa delikate është ndeshja, me kualifikimin që duhet marrë në transfertë.

Bardheblutë e nisin gjithcka nga 1-1 në Air Albania, ku skuadra rikuperoi pas zëvendësimeve: “Në ndeshjen e parë na rezultoi që lojtarët e stolit u futën mirë në fushë – tha Shehi, që vazhdoi -. Mendoj se edhe mund të ketë nesër një ndryshim në fillimin e ndeshjes. E rëndësishme është se interpretimi i atyre që janë në lojë, ka të bëjë shumë me ata që janë jashtë. Që kur futen, të ndryshojnë situata që nuk po bëjmë mirë. E rëndësishme është që kemi një grup të plotë, ku nuk është e rëndësishme se kush e fillon. Por që të gjithë të jenë aty ku duhet për të rikuperuar e vlerësuar situatat. E për të dhënë më të mirën e mundshme”.

MENDOHEN EDHE SHTESAT

Shehi duket i përgatitur për gjithcka, edhe për shtesa, ashtu si në fakt të lejon të mendosh rezultati: “Një ndeshje me dy takime mund të zgjasë më shumë se 180 minuta. Pas një ndeshje të barabartë, shanset të dy skuadrat i kanë të njëjta. Ne do të luajmë shanset tona, duke qenë të vetëdijshëm për të bërë atë që duhet bërë. Ne jemi pjesë e klubit më të titulluar në Shqipëri. Do të futemi në fushë dhe mendoj se duhet të jetë motoja jonë: ‘si të barabartë me kundërshtarin'”.

Lexo më tej: Tre lojtarë jashtë forme, por Shehi i detyruar t’i ketë titullarë: Tirana gati për Dinamo Batumin

Gjendja fizike e lojtarëve është e mirë, sipas Shehit. Edhe Kaina, që ndeshjen e parë mungoi për arsye shëndetësore është bashkuar me grupin. Hoxhallari e Doka duhet të shtrëngojnë edhe njëherë dhëmbët, ndërsa Shehi pret më shumë nga të gjithë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *