• |
ide | kryesore

‘Ethe’ europiane për Tiranën, Egnatian e Vllazninë: kuqeblutë të vetmit që e nisin në disavantazh

-Instant, F1, Sport
KUQEBLUTë



Pas daljes së Partizanit nga Champions League, tani është radha e tre skuadrave të tjera shqiptare ta provojnë kalimin e raundit në Conference League. Tirana është e vetmja që luan në transfertë, ku duhet të kërkojë suksesin në Batumi pas 1-1 në shtëpi. Kuqeblutë e Vllaznisë është e vetmja që nis në disavantazh, pas 3-1 të pësuar në Irlandën e Veriut me Linfield. Egnatia, në anën tjetër, është e vetmja që ka dominuar statistikisht kundërshtarin në ndeshjen e parë dhe është më e avantazhuar se Ararat Armenia.

DY NË SHTËPI E NJË NË TRANSFERTË

Tirana zbret në fushë e para, në orën 19.00 në Batumi. Në qytetin bregdetar gjeorgjian, bardheblutë do të kërkojnë kalimin e raundit. Të besuarit e Orges Shehit, pas 1-1 në Tiranë, duhet të fitojnë në shtëpinë e Dinamos. Një ndeshje delikate, ku tekniku ka bërë lëvizjet e tij për të përmirësuar atë cfarë nuk u bë mirë në kryeqytet. Përgjoni për Micin dhe Lushkja për Deliun duket se do të jenë kartat që Shehi do të luajë për të rrëmbyer fitoren. Një sukses do ta projektonte Tiranën në raundin e dytë të Conference League ku e pret Besiktas.

Në Elbasan Arena, Egnatia do të mundohet të finalizojë të paktën një nga rastet për të marrë fitoren e parë historike në Europë. Natyrisht, kjo fitore do të vlente edhe kalimin e raundit, duke pasur parasysh 1-1 e fiksuar në Armeni kundër Ararat. Rrogozhinasit dominuan krejtësisht ndeshjen e parë, por nuk mundën të fitonin. Madje barazimi erdhi në minutën e 97’ falë golit të Dwamena, që mbetet pika e referimit e skuadrës. Në rast të kalimit të raundit, skuadra e Tetovës do të shkojë në raundin e dytë në takimin me Aris Selanik.

Pjesën më të vështirë duhet ta bëjë Vllaznia në Loro Borici. Pas 3-1 në Irlandën e Veriut, skuadra e Memellit duhet të fitojë me të paktën dy gola për ta cuar ndeshjen në shtesë. Kuqeblutë ishin zhgënjyes në debutimin e teknikut, që nga ana tjetër beson se ka marrë masat e duhur për të provuar kualifikimin. Në rast se një mrekulli ndodh në Shkodër, kuqeblutë duhet të përballen në raundin e dytë me polakët e Pogon Szczecin.

Europa Conference League Qualification

17:00 Birkirkara – Maribor
17:00 Europa FC – Dukagjini
17:00 FC Santa Coloma – Penybont
17:30 Narva Trans – Pyunik
17:30 Paide Linnameeskond – B36 Torshavn
17:30 RFS – FK Makedonija Gjorče Petrov
18:00 FC Milsami Orhei – FK Panevezys
18:00 Honka – Tobol Kostanay
18:45 FCI Levadia – Zilina
19:00 Dila Gori – DAC 1904 Dunajska Streda
19:00 Dinamo Batumi – KF Tirana
19:00 Dinamo Minsk – Zeljeznicar
19:00 Zimbru – La Fiorita
20:00 Connah’s Quay – KA Akureyri
20:00 Gjilani – FC Progres Niederkorn
20:00 KF Egnatia – Ararat Armenia
20:00 Neman Grodno – FC Vaduz
20:00 Vikingur – Inter Club d’Escaldes
20:30 FK Arsenal Tivat – FC Alashkert
20:30 Glentoran – Gzira United
20:45 Cosmos – Sutjeska
20:45 Derry City – HB Torshavn
20:45 Dundalk – Bruno’s Magpies
20:45 Haverfordwest – KF Shkendija
20:45 St. Patrick’s Athletic – F91 Dudelange
20:45 Vikingur Reykjavik – Riga FC
20:45 Vllaznia – Linfield
21:00 Crusaders – FC Haka J
21:00FK Sarajevo – Torpedo Kutaisi
21:00 Shkupi – Hegelmann Litauen



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *