• |
ide | kryesore

U eliminua me penallti, Tetova pranon se u befasua nga Ararat: “Sot ishte tjetër skuadër”

-Instant, Sport
Tetova



“Mendoj se Ararat sot ishte tjetër skuadër në krahasim me javën e parë atje. Por me pak kujdes edhe mund ta kishim kaluar ndeshjen sot”. Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova, nuk e fsheh zhgënjimin për eliminimin e skuadrës së tij me penallti. Rrogozhinasit kaluan tre herë në avantazh e u barazuan tre herë, madje në fund edhe duke u përmbysur, përpara se Dëamena ti conte te penalltitë me golin e katërt. Katër gola janë shumë për një mbrojtje, që kishte tregua soliditet në ndeshjen e parë.

“Reparti i mbrojtjes nuk ishte në ditë të mirë sot – vazhdoi shpjegimin Tetova -. Ishim të limituar se kishim pak lojtarë në dispozicion. Rregulluam diçka me 3-5-2, por pastaj pësuam dy gola nga goditjet standarte, gjë që nuk na shkon si skuadër. Të gjithë kishim besim se do të kalonim ndeshjen, por këto ndeshje kështu vendosen, nga episode. Dhe ne sot nga episodet u ndëshkuam”.

Lexo më tej: Video/ Tetë gola në Elbasan, por Egnatian e fundosin penalltitë: Ermakov heroi i Ararat

Te penalltitë, me përjashtim të Dëamena që kërkoi t’i jepte zemër skuadrës me një “panenka”, të tjerët treguan mungesën e eksperiencës së ndeshjeve të tilla. “A u përgatitëm për penalltitë? Patjetër që po – tha Tetova -. Siç dihet ishte vetëm një ndeshje dhe patjetër që e kemi përgatitur edhe penalltitë gjatë stërvitjeve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *