• |
ide | kryesore

Video/ Lushkja e Deliu kualifikojnë Tiranën në Batumi: në raundin e dytë i pret Besiktas

-Instant, F1, Sport, Video



Tirana bëhet skuadra e parë shqiptare që kualifikohet në raundin e dytë të kompeticioneve europiane. Bardheblutë shkuan të fitojnë 1-2 në Gjeorgji përballë Dinamo Batumi, pas barazimit të ndeshjes së parë. Lushkja, ashtu si në Tiranë dhe Deliu fundosën gjeorgjianët. Nuk vlejti për asgjë goli i vonë i Kapanadze dhe 11 minutat shtesë: në takimin me Besiktas shkon Tirana.

Shehi kishte bërë lëvizjet e tij, duke vënë bast në energjinë e Përgjonit dhe inteligjencën taktike të Regi Lushkja. Bardheblutë i lanë kundërshtarit inisitivën, duke pritur momentin. Strategji e zgjedhur nga Shehi edhe për faktin se Hoxhallari, Doka, apo Latifi, nuk kanë formën e tyre më të mirë fizike. Dinamo megjithatë nuk e justifikoi mbajtjen e topit me vetëm pak tentativa nga distanca.

Tirana lejoi pak dhe goditi me inteligjencë në minutën e 28. Lushkja, autori i golit të barazimit në ndeshjen e parë, goditi saktë në qendër të zonës duke mposhtur portierin. Një aksion që u pa të përsëritet disa herë gjatë lojës, me krosimin e Abazaj nga e djathta.

DELIU E ANKTHI I 11 MINUTAVE SHTESË

Bardheblutë nuk e ndryshuan sistemin e lojës në pjesën e dytë, duke përdorur kundërsulmin e shpejtë. Gjeorgjianët nuk bëjnë keq, me Tiranën të shkurtër që nuk lejoi hapësira. Një lojë e menduar ajo e 26 herë kampionëve të Shqipërisë që shfrytëzuan aksionin identik si në golin e parë, edhe në minutën e 78′. Deliu mori pasimin në qendër të zonës dhe e djathta e e tij ishte e pakapshme për portierin Chichkan.

U duk e mbyllur po kështu nuk ishte, sepse me 11 minuta shtesë erdhi goli i Kapanadze, që i dha shpresë Dinamo Batumit. Presionin e mbajti me qetësi Tirana, që nuk rrezikoi asgjë dhe në fund rrëmben kualifikimin. Herën e fundit që kishte fituar në Europë, bardheblutë e kishin bërë pikërisht ndaj një skuadre gjeorgjiane. E tani, në raundin e dytë i pret Besiktas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *